Parashikimi i amerikanëve: Në Ballkan mund të shpërthejë lufta

Lajme

Parashikimi i amerikanëve: Në Ballkan mund të shpërthejë lufta

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 13:12
Harta e Ballkanit

Ballkani është shfaqur në një raport të amerikanëve si vend që kërcënon të shpërthej në luftë.

Rreziqet në Ballkan, sipas amerikanëve, janë trazirat e mundshme politike dhe dhuna ekstremiste në rajon që mund të shkaktojnë trazira dhe mund “të tronditin më mënyrë të përsëritur gjithë botën”.

“Përshkallëzimi i tensioneve dhe dhuna ekstremiste në Ballkan- Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Serbi, mund të jenë rezultat i paqëndrueshmërisë politike dhe konflikteve të armatosura”, thotë raporti.

Të dhënat janë marrë në bazë të hulumtimeve nga Qendra për veprim parandalues nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë, është raporti i dhjetë radhazi, i përbërë nga ekspertët e politikës së jashtme.

Në kategorinë e prioritetit më të lartë për konflikt ushtarak amerikan me Korenë e Veriut dhe fqinjët e saj, rreziku i një konflikti bërthamor është në rritje, pasi presidentët ai Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, Donald Trump dhe Kim Jong-un, gjithnjë provokojnë njëri-tjetrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat