Ambasadori amerikan flakaresh Thaçit, Veselit dhe Haradinajt për Gjykatën Speciale

Lajme

Ambasadori amerikan flakaresh Thaçit, Veselit dhe Haradinajt për Gjykatën Speciale

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 17:06
Delawie

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie ka reaguar ashpër ndaj planeve të veteranëve të UÇK’së, të cilët kanë edhe mbështetjen e politikanëve kryesorë Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinajt, për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Delawie ka thënë se një ide e tillë e izolon Kosovën në nivel global.

Pasi ka dëgjuar se kanë filluar të mblidhen nënshkrimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme ku do të shfuqizohej ligji për Gjykatën Speciale, me iniciativë të veteranëve, e sipas porosisë së liderëve kryesorë të vendit, ka reaguar ashpër ambasadori amerikan Greg Delawie.

Ai ka thënë se Kosova do të izolohet nëse ndodh kjo.

“ideja për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale mund ta izolojë globalisht Kosovë. Mos e ktheni orën prapa” ka shkruar Delawie në Twitter.

Meidat kanë mësuar që me iniciativën e Thaçit, Haradinajt dhe Veselit, kanë filluar të mblidhen nënshkrimet e deputetëve për ta thirrur të martën një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të provohet të shfuqizohet Ligji i aprovuar vite më parë për themelimin e Gjykatës Speciale.

Një hap i tillë, do ta fundoste përfundimisht shpresën e Kosovës për t'u integruar në Bashkimin Evropian, përmes liberalizimit të vizave, ose përmes çfarëdo rruge tjetër.

Veteranët tashmë kanë dërguar peticionin me rreth 16 mijë nënshkrime, me çka mundësohet që të thirret një seancë e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat