Gjuriq: Deklarata e Amfilohije për Vuçiqin, sulm i urdhëruar

Lajme

Gjuriq: Deklarata e Amfilohije për Vuçiqin, sulm i urdhëruar

Më: 8 janar 2018 Në ora: 10:46
Gjuriq dhe Vuçiq

Mitropoliti Amfilohije i Kishës Ortodoske të Serbisë në Mal të Zi, ka shfaqur frikën se politika e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq shpie drejt tradhtisë së Serbisë.

Lidhur me këtë ka reaguar, Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq duke e quajtur sulm të urdhëruar.

“Unë mendoj se duhet të skualifikohet çdo njëri i cili në këtë mënyrë vepron si një përfaqësues i autoriteteve kishtare, kjo e bën atë një njeri që merret me funksionimin politik të opozitës në një mënyrë vulgare dhe të papërshtatshme”, ka thënë Gjuriq.

“Tani po frikësohem se politika e Vuçiqit shpie në tradhti të Serbisë e të Kosovës dhe se për këtë arsye ai ka ndryshuar”, ka qenë deklarata e Amfilohije.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat