Deçiqi, shqiptar me Yllin e kuq të Jugosllavisë dhe ciriliqet e serbisë - Bota Sot
Deçiqi, shqiptar me Yllin e kuq të Jugosllavisë dhe ciriliqet e serbisë

Lajme

E hënë, 22 janar 2018

Deçiqi, shqiptar me Yllin e kuq të Jugosllavisë dhe ciriliqet e serbisë

Nga: Beqir Sina, New York Më: 12 janar 2018 Në ora: 18:24
Deçiqi

TUZ: Duke rrëmuar nëpër mediet sociale dhe faqet e portaleve në interrnet, mësojmë se Klubi i futbollit FK Deçiq, është një ndër klubet e parë të futbollit në Mal të Zi, themeluar në vitin 1926. Ndërkohë, ai përfaqëson aktualisht Komunën interurbane të Tuzit, e cila këtë vit sipas një vendimi të Parlamentit të Malit të Zi, pritet të quhet Komuna e Tuzit, dhe do ti shkëputet kryeqytetit të saj Podgoricës.

Aktualisht, klubi i futbollit është anëtar i Lidhjes së Parë Malazeze. Dhe, është, i regjistruar si pjesë e shoqërisë sportive Deçiqi. Ai, është i vetmi klub nga trevat shqiptare në Mal të Zi, i cili bënë pjesë në garë, Liga e Parë.

Vet fakti që klubi vjen nga një trevë historike, e banuar me shumicë shqiptare autoktone, dhe me përbërje të lojtarëve të saj që nga krijimi vetëm shqiptar, dhe duke e njohur mentalitetin sllav ndaj shqiptarve, prej se kur u krijua ky klub, futbolli, sidomos në art , kultur dhe sport, FK Deçiq - 1926, ka qenë sipas komenteve i “padëshirueshëm” dhe është urryer dhe i “luftuar” nga politika, që ai klub të tretet, dhe të asimilohet, për fatëkeqë.

Image

Mirëpo, Klubi i Futbollit Deçiq, në se do të respektohej sado pak ana ligjore(kushtetuese), ajo e përdorimit zyrtar i gjuhës shqipe, e cila propogandohet se është e garantuar në Kushtetutën e Malit të Zi, si dhe parashihet edhe në Statutin e Komunës së Tuzit, të cilën ajo pritet ta marrë këtë vit (2018)– Komunë, krahas emërtimit në gjuhën zyrtare FK De?i? – Tuzi, do duhej të kishte edhe emërtimin në gjuhën shqipe KF Deçiq – Tuz.
E cila, është dhe indetiteti i saj.

Dhe, natyrishtë, atë nostaligjinë për Yllin e kuq të ish asaj që nuk egziston më, dhe është shkërrmoqur, të asaj që dikur quhej Jugosllavi, ta heqin. Ta fshijnë “morrin e kuq” nga ai emër historik i atij mali, që ngriti lart emrin shqiptar në ato troje.

Sepse, KF Deçiq – Tuz, “mirë” me mbiemrat që në skuadër megjithse janëshqiptar, ata janë 90 përqind me prapashtesat sllave, dhe flasin vetëm gjuhën malazeze, duke e ashtuquajtur veten kotë fare edhe “boshnjak”, të paktën emblemën e bukur të tyre KF Deçiq – Tuz 1926, ta kthejnë në indetitetin e klubit të futbollit, dhe të mos e ndyjnë me Yllin e kuq të komunizmit, ish - Jugosllavisë.

Sepse, ky është Klubi i futbollit, i cili mban emrin e malit historik Deçiq i formuar në vitin 1926, dhe, është klubi më i vjetër sportiv në Malësi. Dhe, kur u formua ai më 1926, nuk kishte fare Jugosllavi, dhe Tuzi ishte 90 përqind me shqiptar, ishte kryeqendra e malsorve ku valvonte flamuri kuq e zi e flitej vetëm shqip.

Image

Mirëpo, dihet se Shqipëria është vendi më copëtuar në botë. Dhe, jemi i vetmi vend në botë që trojet tona janë të ndara në pesë pjesë, duke filluar me trungun dhe rrënjët i kemi Shqipërinë nënë, por jemi të coptuar në Maqedoni, Greqi, Serbi dhe Mal të Zi. Dhe, plaga jonë më e madhe, dhe e pashërueshme është asimilimi, që ka filluar prej se kur ajo “damllaja emadhe” që ra në ato troje të okupuara dhe u sunduara nga sllavo komunizmi serbo malazes, preku tmerrësisht edhe shqiptarët në ish Jugosllavi.

Dhe kështu, shqiptarët në art, kultur dhe sport për më shumë se nji shekull, janë asmiluar dhe po asimilohen dhe kjo duket më shumë duke u tjetërsuar edhe inedetitetin e tyre, të historisë tonë kombëtare, në troje të tyre, siç është edhe ky rast me Tuzin, që dikur ishte 90 përqind shqiptar, dhe flitej e këndohej vetem shqip.
Dhe kështu edhe Futbolli nuk po bën përjashtim nga kjo plagë e asimilit të shqiptarve.

Aty në Mal të Zi ku ekziston një ekip shqiptarësh të asimiluar, i cili është KF Deçiq – Tuz 1926, që përfaqëson një komunë shqiptare, por që fatkeqësisht duket se nuk po pranon asgjë nga vendi i origjinës, për të mos thënë se edhe me emblemën e indetitit të saj sot, KF Deçiq – Tuz 1926, po ndjek politikat anti-shqiptare, të kohës së Jugosllavisë së Titos.

Ekipi që përfaqëson Tuzin në Mal të Zi, dhe dihet se është KF Deçiq – Tuz 1926, një skuadër shqiptare, aktualisht e asimiluar dhe që nuk ka asnjë lidhje me historinë dhe indetitetin e saj prej kur është krijuar, si të gjitha klubet e futbollit në botë.

Prandaj, duhet t’i ktheni indetitetin klubit më të vjetër të futbollit shqiptar në trojet shqiptare - KF Deçiq – Tuz 1926, që mban emrin e malit historik - një mal që është mjaft simbolik për shqiptarët, pasi Ded Gjo Luli me kryengritësit e Malësisë, ngritën flamurin shqiptar për herë të parë pas Skënderbeut.

Image


KF Deçiqi- 1926, është një klub i futbollit malazez nga Tuzi, dhe aktualisht, klubi është anëtar i Lidhjes së Parë Malazeze. Ai është pjesë e shoqërisë sportive Deçiqi.
Pas pavarësisë së Malit të Zi, FK Deçiç u bë anëtar i Ligës së Parë Malazeze (sezoni 2006-07), i cili ishte rezultat historik i ekipit nga Tuzi. Lojën e parë në Ligën e Parë, Deçiçi luajti më 12 gusht 2006, kundër FK Mogren në Budva (1-1). Një javë më vonë, FK Deçiç luajti ndeshjen e parë të kësaj lige në stadiumin e rinovuar në Tuz, kundër skuadres më të fortë malazeze FK Buduçnost (0-3) përballë 3.000 spektatorëve.
Kjo ishte një pjesëmarrje rekord në lojrat e shtëpisë së FK Deçiç.

Deri në vitin 2012, FK Deçiq, kaloi gjashtë sezone rresht në Ligën e Parë. Por, pas sezonit 2011-12, ekipi u zhvendos në Ligën e Dytë Malazeze.
Sezonet e mëpasshëme, klubi kaloi shpesh me promovime dhe ndërprerje në mes të Ligës së Parë dhe të Dytë, me kthimin përfundimtar në divizionin e lartë në sezonin 2015-16, pas një rezultati të madh në ndeshjet e Ligës së Parë, atë kundër FK Mogren (2-1, 5-0) .

Gjatë dy sezoneve në Ligën e Parë malazeze, me trajnerët kryesorë Viktor Trenevski dhe Edis Mulaliç, FK Deçiqi-1926, arriti rezultate të rëndësishme në Ligën e Parë, duke përfunduar në pjesën e sipërme të tabelës.

Image

 

FK Deçiq - i luan ndeshjet në shtëpi në stadiumin “Stadion “Tushko Polje”, i ndërtuar gjatë vitit 2006. Stadiumi u rinovua disa herë, kështu që sot ka kapacitet prej 2.000 vendesh në dy tribuna. Faza tjetër e punimeve do të jetë zgjerimi i tribunes perëndimore dhe pas kësaj, kapaciteti i stadiumit do të jetë 3.000 ulëse.
Përveç fushës kryesore është një fushë ndihmëse me bar artificial që përdoret për garat në kategoritë e vogla.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test