Të martën, takimi i radhës Kosovë – Serbi në Bruksel

Lajme

Të martën, takimi i radhës Kosovë – Serbi në Bruksel

Më: 13 janar 2018 Në ora: 10:36
Ramush Haradinaj dhe Federica Mogherini

Delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet të rinisin takimet në Bruksel të martën e ardhshme – me 16 janar.

Lajmin e ka bërë të ditur Avin Arifi, i emëruar shef për bisedimet me Serbinë nga qeveria e Kosovës.

“Qysh me të 16-tin pritet të ketë takim në Bruksel dhe ne kemi filluar përgatitjet dhe do të jenë takime treditore”, ka treguar Arifi.

“Në ditët në vijim do të kemi më shumë informacione sa i përket kësaj vizite”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Arifi ka treguar se bisedimet do t’i udhëheq presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa qeveria do ketë më shumë rol të implementimit të marrëveshjeve të arritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat