Propaganda serbe/ Mafia shqiptare plan për të vrarë Cecën, ish gruan e Arkanit - Bota Sot
Propaganda serbe/ Mafia shqiptare plan për të vrarë Cecën, ish gruan e Arkanit

Lajme

E mërkurë, 18 korrik 2018

Propaganda serbe/ Mafia shqiptare plan për të vrarë Cecën, ish gruan e Arkanit

Më: 13 janar 2018 Në ora: 21:23
Ceca

Bëmat e shqiptarëve” prapë në kryelajmet e mediave serbe, të cilat trillojnë tema ku inkriminojnë shqiptarët.

E fundit, është ajo e cila publikohet në numrin e nesërm të gazetës Kurir, dhe hiç më pak se si temë kryesore në ballinën e kësaj gazete ndër më të shiturat në Serbi.

Kurir, pretendon se agjentët danezë kanë zbuluar planin e terroristëve shqiptarë të cilët ishin përpjekur ta vrisnin në Kopenhagë këngëtaren e popullarizuar të turbo-folkut serb, Ceca Raznatovic, ish bashkëshorte e kriminelit të vrarë serb Arkan.

Ceca në Danimarkë, udhëton të premten, ku sipas gazetës serbe, do të jetë nën përcjelljen e shërbimit intelegjent danez, dhe forcat speciale të këtij vendi nuk do t’i ndahen 24 orë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test