Viti i Skënderbeut, meshë kushtuar heroit kombëtar në Fier

Lajme

Viti i Skënderbeut, meshë kushtuar heroit kombëtar në Fier

Më: 14 janar 2018 Në ora: 17:59
At Nikolla

550-vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar po shoqërohet me aktivitete, duke qenë se tashmë kemi hyrë në 2018-n, të cilin qeveria e ka shpallur si vitin e Skënderbeut.

Në katedralen “Shën Gjergji” në Fier u mbajt një meshë kushtuar Gjergj Kastriotit, ndërsa At Nikolla shprehu vlerësimet për këtë figurë rëndësishme për mbarë kombin tonë. Të tilla aktivitete përkujtuese pritet të zhvillohen edhe në qytetet e tjera dhe besimtarët janë gjithmonë të shumtë për të nderuar figurën e heroit legjendar. Gjergj Kastrioti Skënderbeu u nda nga jeta më 17 janar të vitit 1468.

Video

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat