Ministri serb: Institucionet e Kosovës nuk dëshirojnë ta zbulojnë vrasësit e Ivanoviqit

Lajme

Ministri serb: Institucionet e Kosovës nuk dëshirojnë ta zbulojnë vrasësit e Ivanoviqit

Më: 19 janar 2018 Në ora: 09:42
Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Prishtina po refuzon të bashkëpunojë me autoritetet serbe në hetime, në mënyrë që të parandalojnë zbulimin e motiveve dhe atyre që urdhëruan vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Stefanoviq ka thënë se reagimi i Ramush Haradinajt dhe ministrit të Drejtësisë Abelard Tahiri, duke refuzuar të marrin pjesë organet hetuese të Serbisë në hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviq, janë krejtësisht të papranueshme.

“Një përgjigje e tillë institucionet kryesore e Prishtinës tregon qartë se nuk kanë dëshirë që të zbulojnë kush janë vrasësit dhe as hetimi të bëhet në mënyrë profesionale” tha Ministri Stefanoviq.

Sipas tij, hetimi duhet të përfshijë të gjitha organet hetimore që mund të ndihmojnë në kapjen e autorëve të vrasjes dhe organizatorëve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat