Vuçiq: Kosova nuk dëshiron të diskutojë për pronat

Lajme

Vuçiq: Kosova nuk dëshiron të diskutojë për pronat

Më: 20 janar 2018 Në ora: 18:42
Aleksandar Vuçiq

(E plotësuar) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar palën e Kosoves se gjatë dialogut në Bruksel asnjëherë nuk kanë dashur të diskutojnë lidhur me çështjen e pronave në Kosovë.

Ai gjatë takimit me banorët serbë në Llapllaselle, ka folur rreth privatizimit të Brezovicës, duke thënë se derisa të mos zgjidhet problemi i pronës dhe “statusit të Kosovës” do të ketë probleme të tilla.

“Ne gjatë gjithë kohës kemi dashur të bisedojmë për pronën, por nuk kanë dashur asnjëherë që të bisedojnë për pronën pasi ata e konsiderojnë, se me shkëputjen e Kosovës nga Jugosllavia, çdo gjë që ka qenë pronë shtetërore dhe shoqërore i takon asaj që ata e quajnë shteti i Kosovës, gjë e cila për ne është absolutisht e papranueshme”, është shprehur Vuçiq.

Ndryshe, gjatë debatit me qytetarët serbë është diskutuar lidhur me problemet e këtyre të fundit dhe mundësitë e ofrimit të ndihmës nga Beogradi për serbët e Kosovës.

Vuçiq: Dialogu, rruga më e mirë për ruajtjen e paqes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me banorët serbë në Llaple Selo, ka porositur ata të vazhdojnë të qëndrojnë në vatrat e tyre, duke thënë se dialogu me shqiptarët e Kosovës është rruga më e mirë për të ruajtur paqen.

Një minutë heshtjeje të pranishmit kanë mbajtur për nder të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq, e cila ishte edhe arsyeja e ardhjes së kreut të shtetit serb në Kosovë, me leje të Qeverisë së Kosovës.

Vuçiq është shprehur i habitur me pritjen e madhe që i është bërë atij nga serbët, ku shumë prej tyre kanë mbetur jashtë, pasi salla në Shtëpinë e Kulturës ishte e vogël për t’i zënë të gjithë.

Vuçiq: Të ruajmë paqen

“Me bisedime dhe me dialog me shqiptarët do të ruajmë paqen, pasi kjo është mënyra më emirë. Nuk i frikësohemi askujt, por ka kaluar koha që qëllimet janë arritur në mënyra thjerra. Synimet do të arrihen me mençuri dhe duhet të jemi të fortë dhe të guximshëm, pasi interesi më i madh i Serbisë është që ju të qëndroni të jetoni në vatrat tuaja”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka porositur serbët për unitet, pasi kjo është e rëndësishme për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat