Gazetari serb kërcënohet për komentet mbi vrasjen e Ivanoviqit

Lajme

Gazetari serb kërcënohet për komentet mbi vrasjen e Ivanoviqit

Më: 21 janar 2018 Në ora: 19:05
Dragan Janjiç

Asciacioni i Gazetarëve të Pavarur në Serbi ka reaguar ndaj kërcënimeve që i janë bërë në rrjetet sociale gazetarit serb, Dragan Janjiç, i cili foli për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Janjiç ka shkruar në rrjetin social Twitter se vrasja e Oliver Ivanoviq është motivuar politikisht, duke lënë me dije se, sipas tij, Ivanoviq ështe vrarë nga kundërshtarët e tij politik në Kosovë.

Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur në Serbi i ka dënuar kërcënimet ndaj Janjiçit, i cili është redaktor në agjencinë e lajmeve Beta.

Për kërcënimet ndaj redaktorit të agjencinë se lajmeve Beta, ka reaguar edhe Lidhja Social-Demokrate e Vojvodinës. Përmes një komunikate për media, ata kanë kërkuar siguri nga organet shtetërore për Dragan Janjiçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat