Ilir Meta fotografohet para shtatores së Ibrahim Rugovës

Lajme

Ilir Meta fotografohet para shtatores së Ibrahim Rugovës

Më: 22 janar 2018 Në ora: 14:10
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë ,Ilir Meta, ka qëndruar sot në Prishtinë ku është pritur nga Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Temë e këtij diskutimi ishin çështjet me interes të dy vendeve si dhe ecja në rrugën e përbashkët të integrimit Europian.

Mirëpo, sic duket Presidenti shqiptar, Ilir Meta, pati edhe çaste më relaksuese në Prishtinë.

Ai së bashku me Haradinajn u panë duke shijuar borën në Prishtinë, ndërkaq në fotografinë tjetër të postuar nga Presidenti shqiptar në Facebook, ai shihet para shtatores së Ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova,  në sheshin e Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat