Policia s’po e falë askënd, mbi 1100 gjoba për 24 orë

Lajme

Policia s’po e falë askënd, mbi 1100 gjoba për 24 orë

Më: 24 janar 2018 Në ora: 12:13
Ilustrim

Policia e Kosovës po tregohet strikte sa i përket shkeljes së rregullave të komunikacionit nga shoferët.

Kështu vetëm në 24 orët e fundit, policia rrugore ka shqiptuar 1149 tiketa trafiku për kundërvajtësit.

Aplikimi i këtyre gjobave ka filluar nga 1 janari i këtij viti. Zyrtarët policor kanë thënë ditë më parë se qëllimi për zbatimin e ligjit të ri për trafikun rrugor është krijimi i një sigurie më të madhe në trafik. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat