Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Azil

Lajme

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Azil

Më: 26 janar 2018 Në ora: 15:59
Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit kanë miratuar Projektligjin për Azil me 82 vota për.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, prezantoi Projektligjin për Azil.

Ai tha se projektligji për Azil është hartuar duke u bazuar në Programin Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vitin 2017, në pajtim me Kushtetutën dhe me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Ky projektligj rregullon kushtet dhe procedurat për njohjen e statusit të refugjatit, mbrojtjes plotësuese, mbrojtjes së përkohshme, statusin, të drejtat dhe detyrimet e aplikueseve, personave me status refugjati, si dhe personave të cilëve iu është lejuar mbrojtja plotësuese dhe mbrojtja e përkohshme.

Projektligji për Azil është paraparë në masa legjislative afatshkurtra në kuadër të Planit Kombëtar të Zbatimit të MSA-së, përkatësisht në kuadër të objektivave (në fushën e azilit) Kapitulli 24 (Liria, Siguria dhe Drejtësia) i Acquis-së të BE-së.

Gjatë hartimit të këtij projektligji janë transpozuar gjashtë (6) Direktiva të BE-së të cilat kanë të bëjnë me fushën e azilit si në vijim: Direktiva nr.2013/33 mbi Pranimin e Aplikantëve, Direktiva nr.2013/32 mbi Procedurat e Përbashkëta për Dhënien dhe Tërheqjen e Mbrojtjes Ndërkombëtare, Direktiva nr.2001/55 për Dhënien e Mbrojtjes Ndërkombëtare në rast të Fluksit Masiv të Personave të Zhvendosur, Direktiva nr. 2011/95, mbi Standardet për Kualifikim të Shtetasve të Vendeve të Treta apo Personave pa Shtetësi si Përfitues të Mbrojtjes Ndërkombëtare, Direktiva nr.2011/51 për Ndryshimin e Direktivës 2003/109 për Zgjerimin e Fushëveprimit të saj për Përfituesit e Mbrojtjes Ndërkomëtare si dhe Direktiva nr. 2003/86 mbi të Drejtën e Ribashkimit Familjar.

Për këtë projektligj janë pranuar edhe deklaratat përkatëse, Opinioni për Vlerësimin e Ndikimit Buxhetor nga Ministria e Financave dhe Opinioni Ligjor i Përputhshmërisë me Legjislacionin e BE-së nga Ministria e Integrimit Evropian.

Duke marr parasysh rëndësinë e këtij projektligji, nevojën e avancimit të kuadrit ligjor si dhe duke marrë parasysh prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me zbatimin e MSA-së falënderoj deputetët për miratimin në parim të këtij projektligji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat