Dialogu Kosovë - Serbi rifillon në fund të shkurtit

Lajme

Dialogu Kosovë - Serbi rifillon në fund të shkurtit

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 10:15
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq

U bënë pothuajse dy javë që pala serbe ndërpreu dialogun me Kosovën, e kjo për shkak të vrasjes së liderit të Iniciativës Qytetare Serbe “Liri, Demokraci, Drejtësi”, Oliver Ivanoviq.

Mirëpo, shefi i ekipit negociator me Serbinë, Avni Arifi në një ka thënë se dialogu pritet të rifillojë shumë shpejt.

Sipas tij, fundi i muajit shkurt do të shënojë kohën e fillimit të negociatave Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Datë të saktë nuk ka mirëpo në fund të muajit shkurt do të rifillojë dialogu Kosovë-Serbi”, tregoi Arifi.

Ndryshe, ky dialog ka qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe integrimin e komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat