“Rrugëtimi drejt BE-së, rrugë shumë e largët’’

Lajme

“Rrugëtimi drejt BE-së, rrugë shumë e largët’’

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 6 shkurt 2018 Në ora: 16:46
Flamuri i Kosovës dhe flamuri i Bashkimit Evropian

Sot pritet që Komisioni Evropian ta publikojë Strategjinë e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor dhe afatet e mundshme të anëtarësimit të shteteve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Analisti, Artan Murati në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, thekson se për dallim nga shtetet fqinje, Kosova ka mbetur vetëm kandidat potencial.

Image
Artan Murati

‘’Përderisa të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor sot presin publikimin e strategjisë së zgjerimit e cila do të publikohet nga BE, këto shtete gjinden në faza të ndryshme në rrugëtimin e tyre për BE.  Mali i Zi dhe Serbia janë duke udhëhequr në Ballkan, dhe të dyja këto shtete kanë gjasa reale të anëtarësohen në BE. Mirëpo, një situatë tjetër shfaqet me shtetet tjera, sidomos me Republikën e Kosovës. Kosova për momentin ka statusin e kandidatit potencial, dhe se sipas të gjitha gjasave nuk do të marrë shumë lëvdata në këtë strategji. Në kontekst të integrimit në BE, çështja e dialogut me Serbinë është duke e dominuar agjendën e Kosovës, sidomos nga perspektiva e BE-së, ndjekur nga sundimi i ligjit dhe luftimi i krimit të orgaizuar dhe korrupsionit’’, ka thënë Murati.

Tutje Murati thekson se integrimi në BE është rrugë shumë e largët, madje nuk është fare në horizont.

‘’Ndonëse kemi dëgjuar shumë fjalë nga politikanët kosovar, puna e realizuar për të përshpejtuar procesin e integrimit është shumë e vogël. Pengesë e madhe, përveç moskryerjes së detyrave të shtëpisë, mbetet edhe mosnjohja e shtetësisë së Kosovës nga pesë s`htete anëtare të BE-së. Për të zënë hapin, eksponentët politik në Kosovë duhet të punojnë shumë më shumë si dhe të dëshmojnë përkushtim të lartë në procesin integrues në BE, përndryshe rrugëtimi ynë drejt BE-së duket si shumë i largët’’, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat