Shoqata ‘’Konsumatori’’ e shokuar me atë që po ndodhë në tregjet e Fushë Kosovës

Lajme

Shoqata ‘’Konsumatori’’ e shokuar me atë që po ndodhë në tregjet e Fushë Kosovës

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 7 shkurt 2018 Në ora: 18:19
ilustrim

Këto ditë është raportuar se në tregjet e Fushë Kosovës po shiten këmbë të pulave me qëllim të prodhimit të produkteve ushqimore.

Ky ''alarm'' ngriti dyshime tek produktet e sallamës dhe pashtetat.

Selatin Kaçaniku nga shoqata ‘’Konsumatori’’, në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, shprehet i shokuar për këtë që po ndodh.

Image
Selatin Kaçaniku

‘’Nëse tregtarët i shesin për ushqim kafshës për ushqim qensh, është diçka tjetër por nëse ato në të vërtetë dalin në shitje për t’u përdorur për ushqim human për njerëz atëherë është e pabesueshme e pa imagjinueshme dhe është e patolerueshme‘’, shprehet Kaçaniku.

Tutje ai fton Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë që ta hetojë këtë rast, madje edhe qytetarëve të Republikës së Kosovës iu bën apel që nëse ka dyshime të tilla atëherë produktet e tilla t’i bojkotojnë hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat