Hoxha telefonon Hahn-in: Strategjia e Zgjerimit, konfirmoi se BE na sheh si pjesë të familjes - Bota Sot
Hoxha telefonon Hahn-in: Strategjia e Zgjerimit, konfirmoi se BE na sheh si pjesë të familjes

Lajme

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Hoxha telefonon Hahn-in: Strategjia e Zgjerimit, konfirmoi se BE na sheh si pjesë të familjes

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:18
Dhurata Hoxha dhe Hahn

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pati sot një bisedë telefonike me Komisionarin Hahn, me të cilin diskutoi për Strategjinë e zgjerimit dhe hapat e ardhshëm të Kosovës në procesin integrues.

Hoxha e njoftoi Komisionarin Hahn se Kosova ka mirëpritur Strategjinë e Zgjerimit dhe përfshirjen e Kosovës në të.

“Integrimi jonë në BE nuk ka alternativë dhe neve na mbetet t’i kryejmë detyrat tona ku ende kemi shumë punë për të bërë”, tha Hoxha.

Po ashtu, Hoxha e njoftoi Komisionarin Hahn se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit dhe Strategjia e Zgjerimit është një konfirmim se BE-ja e sheh Kosovën pjesë të familjes evropiane.

Ministrja Hoxha e njoftoi Komisionerin Hahn për implementimin e Agjendës Evropiane të Reformave dhe punën e Ministrisë së Integrimit që të përshpejtojë reformat duke punuar ngushtë me të gjitha institucionet relevante.

Ne anën tjetër,  Komisionari Hahn, falënderoi Ministren Hoxha për angazhimin e saj, për dinamizimin e procesit integrues dhe kërkoi që Kosova të përmbush detyrimet e veta dhe të avancojë sa më parë me implementimin e MSA-së.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test