Daçiq çon dhurata në Surinam për të treguar se sa të rëndësishme janë njohjet për Kosovën

Lajme

Daçiq çon dhurata në Surinam për të treguar se sa të rëndësishme janë njohjet për Kosovën

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 07:37
Ivica Daçiq ka shkruar deri në Surinam për ta falënderuar këtë shtet për “tërheqjen e njohjes për Kosovën”.

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka shkruar deri në Surinam për ta falënderuar këtë shtet për “tërheqjen e njohjes për Kosovën”.

“Ai gjatë vizitës në Paramarib e ka falënderuar këtë shtet për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së njëanshme të Kosovës”, raportojnë mediat serbe.

“Veçanerisht i jam falënderues presidentit dhe ministrit të Punëve të Jashtme që për Serbinë është vendim shumë i rëndësishme më të cilin Surinami i ka marrë për bazë argumentet e Serbisë kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës dhe e ka tërhequr njohjen ndaj shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq në konferencë për media bashkë me ministrin e jashtëm të Surinamit, Ildiz Debor Polak-Beil.

Përveç kësaj, Daçiq “e ka sqaruar opinionin e Surinamit se bëhet fjalë për shpalljen e pavarësisë së një pjesë të territorit të Serbisë ku shumicën e popullsisë e përbëjnë pakica kombëtare shqiptare”.

Pra, siç tingëllon kjo deklaratë e Daçiqit, Serbia vazhdon të jetë destruktive kur bëhet fjalë për Kosovën, ndërsa në Bruksel flet për pajtim dhe normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Si këmbim për këtë favor që Surinami ia ka bërë Serbisë, Daçiq i ka ofruar një varg lehtësirash këtij shteti duke nisur nga heqja e vizave, Memorandum për bashkëpunim të dy MPJ-ve dhe konsultime politike, Marrëveshje për miqësi të dy vendeve, etj etj.

Më këtë Daçiq dhe Serbia po tregojnë se sa të rëndësishme janë njohjet për Kosovën. Megjithatë, Daçiq në Surinam nuk ka folur rikthimin e njohjes së Kosovës nga Guineja Bisau, pastaj njohjen nga Madagaskari, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat