Komuna përzgjedh 50 përfituesit e banesave nga kategoritë e luftës

Lajme

Komuna përzgjedh 50 përfituesit e banesave nga kategoritë e luftës

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 11:54
UÇK

Komuna e Prishtinës ka përzgjedhur 50 familje që do të përfitojnë banesa që iu përkasin kategorive të dala nga lufta.

Në bazë të listës që ka dërguar për media komuna e Prishtinës, janë 50 familje të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së që kanë përfituar banesa nga komuna.

Për të përfituar banesë në radhët  e këtyre kategorive kanë aplikuar 129 familje.

Kategoritë e Familjeve që kanë mundur të përfitojnë nga programi i veçantë i banimit dhe në pajtim me Ligjin janë ato familje që komisioni i ka vlerësuar dhe verifikuar që:

1) Nuk kanë banesë apo shtëpi në pronësi individuale ;

2) Familjet që jetojnë në shtëpi apo banesë të rrezikshme dhe të papërshtatshme për banim;

3) Famijlet që kanë mbetur pa banesë/shtëpi, si rezultat i dëmtimit të shtëpive gjatë luftës

së fundit në Kosovë;

4) Familjet që jetojnë në objekte të huaja, me ose pa qira.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat