Anna: Fal presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, sot jemi shtet

Lajme

Anna: Fal presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, sot jemi shtet

Nga: K.G. Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 18:54
Anna Mehmetaj

Ish Miss Peja, Anna Mehmetaj, anëtare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, tha se pret që Kosova të ecë përpara si shtet.

“Viti jubilar! Kosova dhjetë vjet shtet. Një dekadë shtet dhe i njohur ndërkombëtarisht. Synojmë që ky brez i ri të pret vite tjetra shumë më të mira, një ekonomi më të avancuar, një arsimim më të lartë dhe të kemi një skenë politike më të përgjegjshme karshi kërkesave të qytetarëve. U bën shumë sakrifica, u derdh shumë gjak për të arritur deri këtu ku jemi sot dhe fal politikës së urtë e të mençur të arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, të Ushtrisë Çlirimtrare të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të NATO-s, sot gëzojmë lirinë, shtetin tonë. Kosovës i duhet punë, mirëqenie dhe një elitë politike. Kosovë, gëzuar dhjetë vjet shtet”, shkruan Anna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat