Çitaku: Sulmuesi i ambasadës së SHBA-së në Podgoricë dikur u dekorua nga Millosheviqi

Lajme

Çitaku: Sulmuesi i ambasadës së SHBA-së në Podgoricë dikur u dekorua nga Millosheviqi

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 13:07
Vlora Çitaku

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka dhënë një reagim të saj në lidhje me sulmin që u bë ndaj ambasadës së SHBA-së në Podgoricë.

Ndërsa raportimet malazeze i referohen Dalibor Jaunkoviq-it si doras i këtij sulmi, Ambasadorja Çitaku ka thënë se po i njëjti i dyshuar, ishte dekoruar nga Slobodan Millosheviq gjatë viteve ‘’99-të, kur dhe NATO kishte ndërhyrë për paqe në Kosovë

Ndërsa mediumi serb Tanjug, në një artikull të publikuar thekson se Jaunkoviq ishte pjesëtar i armatës së ish-Jugosllavisë.

”Sipas mediave në Mal të Zi, Dalibor Jaunkoviç, i lindur në Serbi, ishte përgjegjës për sulmin kundër ambasadës së SHBA në Podgoricë. Ai u dekorua nga Milosheviqi për guximin në mbrojtjen e atdheut gjatë ndërhyrjes së -s ’99’.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat