Polcia serbe në aksion, arreston 4 shqiptar të Kosovës

Lajme

Polcia serbe në aksion, arreston 4 shqiptar të Kosovës

Më: 5 mars 2018 Në ora: 14:10
Ilustrim

Katër shqiptarë të Kosovës janë arrestuar në Serbi, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje në territorin e komunës së Kurshumlisë.

Policia serbe ka njoftuar se të arrestuarit janë  M.P. (28), A.H. (31), L.H. (56) e G.B. (28), të gjithë nga komuna e Podujevë. Atyre i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë.

Ata dyshohen se kanë hyrë në një firmë private dhe e kanë vjedhur kasafortën me një sasi parash.

Sipas policisë së Prokupljes, dyshohet se ata për një kohë të gjatë ‘vepronin’ në Serbinë qendrore, ku kanë kryer krime të ngjashme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat