Njoftim për Komandantin Ismet Asllanin-Prapashtica

Lajme

Njoftim për Komandantin Ismet Asllanin-Prapashtica

Nga: Luan-Asllan Dibrani Më: 23 mars 2018 Në ora: 06:16
Njoftimi

Të nderuar qytetarë,vëllezër e motra, të nderuar dëshmor  dhe luftëtar të “Korpusit Logjistike në Brigadën 153 Gollaku”.

Të nderuar  bashkëluftëtar  të Ismet Asllanit, ju njoftojmë se  me datën  24-03-2018 përkujtojmë rënien e Dëshmorit të Kombit, Ismet H. Asllani-Prapashtica.
Ora 10:00, vendosja e luleve në vendin e rënies  në fshatin Konjuh, Rr.Lipjan-Prishtinë. Aty do ti bëhet përkujtimi i rënies së ketij luftëtari ,patrioti dhe komandanti që operoj në shumë zona  të luftës  anembanë Kosovës.

Për ta nderuar  vendlindjen  e të parëve të tij,po të njëjtën ditë,në orën 12:00 bëhen homazhe tek varri i Heroit Ismet H. Asllani në fshatin e lindjes në Prapashticë. Trupi i tij po ndihet me rehat  dhe ma qetë ,aty ku edhe frymoj  dhe u rrit si fëmijë me  jehonën  e ëndrrave  për ta çliruar Kosovën. Aty u varros ku edhe te partë  e tij ranë heroikisht në mbrojtjen e atdheut!

-Ismetit  i mbeten borxh shumë  qeveritë  e Kosovës, të gjitha aq me keq,bashkëvendësi i tij, Isa Mustafa, ish kryeministër i Kosovës...qe nuk i dhanë vlerat që kishte ky burrë  si komandant  dhe patriot, por edhe humanitar, qe me bukën e vet mbajti një pjesë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,por edhe të popullit...Familja e Ismet Asllanit dhe “Mulliri Prapashtica” ishte magjja  dhe  sofra e popullit. Qeveritar dhe politikaj ,nuk do të çuditemi , që nuk i nderoni çlirimtarët e  Kosovës  kur për popullin dhe token tonë  të jeni berë  “Esat Toptana”!... Po  familjarët  e tij dhe populli   i thurin elegji dhe vargje këtij vigani  në shenjë  nderimi dhe  përkujtimi për 19 vjetorit të rënies së tij me dy vëllezërit  e vet ne lufte duke e mbrojtur Kosovën.

Ja disa vargje  qe i theksojnë familja dhe populli  për të:

Si të vdiset për  mëmdhun e Lirisë

N'a sterroftë mendja po të harruam,

 N'a u thaftë dora,për Ty po nuk shkruam,

 Të vdekur për së  gjallë ngjajmë, po nuk të nderuam,

 Lavdi gjerë në pafundësi

O i madhi Ismet H.Asllani Legjendë

Prapashticë or  thesar i lavdisë

 Më 24 Mars 1999 i dhe  kushtrim gjithë Shqipërisë

Si të vdiset për  mëmdhun e Lirisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat