Daçiq: Kosova po minon dialogun dhe po kërcënon stabilitetin e rajonit

Lajme

Daçiq: Kosova po minon dialogun dhe po kërcënon stabilitetin e rajonit

Më: 3 prill 2018 Në ora: 13:00
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, i ka quajtur institucionet shtetërore të Kosovës ‘institucione të përkohshme të vetëqeverisjes’.

Ai ka thënë se Serbia i qaset dialogut në Bruksel me ndershmëri dhe pa një "agjendë të fshehtë, derisa dialogu nuk po jep rezultatet e pritura “me fajin e Prishtinës”.

"Angazhimi ynë për një dialog të sinqertë dhe konstruktiv me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë, me ndërmjetësimin e BE-së, fatkeqësisht nuk jep rezultatet e pritura dhe  përsëris se Serbia ka bërë dialog në Bruksel me ndershmëri dhe pa" agjenda të fshehta", tha Daçiq.

Sipas tij, Prishtina është treguar obstruktive dhe provokuese, ‘me mbështetjen e dukshme të disa fuqive të huaja’, dhe se duke zgjatur përmbushjen e detyrimeve të saj sipas marrëveshjes së Brukselit, minon dialogun dhe në këtë mënyrë kërcënon drejtpërdrejt stabilitetin e rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat