Haradinaj viziton Panairin Digital EXPO në Shkup

Lajme

Haradinaj viziton Panairin Digital EXPO në Shkup

Më: 18 prill 2018 Në ora: 14:03
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Panairin Digital EXPO” në Shkup, t’u njohur me mundësitë e bashkëpunimit në fushën digjitale përmes prezantimeve të produkteve dhe shërbimeve inovative, dhe duke parë potencialet për një partneritet më të mirë në sektorin publik dhe atë privat.

Ai gjatë kësaj vizite ishte i shoqëruar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka dhe ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

“Ndjenjë e mirë se si të rinjtë tanë, të shkolluar dhe tejet aktiv e kanë gjetur vetë rrugën e tyre drejt kapërcimit të kufijve dhe prezantimit në tregun rajonal”, tha kryeministri Haradinaj.

Në EXPO 2018 prezentë ishin edhe kompani të njohura nga Kosova, derisa u promovuan edhe Start Up biznese të themeluara nga të rinjtë kosovarë dhe të mbështetura nga Oda Ekonomike Gjermane në Kosovë dhe GIZ-i. 

Vizita e Haradinajt në Maqedoni bëhet në kuadër të përfaqësimit të Kosovës në Samitin Digjital të Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat