Mblidhet të shtunën Asambleja Kombëtare e PS-së

Lajme

Mblidhet të shtunën Asambleja Kombëtare e PS-së

Më: 27 prill 2018 Në ora: 15:54
Edi Rama

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste do të mblidhet të shtunën në orën 10:00, ku do të raportohet mbi performacën e qeverisë dhe të procesit të bashkëqeverisjes. 

Sipas axhendës, do të merre vendim për  vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së PS për 2018.

Pika e parë e rendit të ditës do të jetë fjala e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama. 

Më pas, do të raportohet për performancën e qeverisë, e shoqëruar nga një raportim e koordinatores kombëtare, Elisa Spiropali. 

Asambleja Kombëtare do të miratojë edhe një udhëzim për zhvillimin e llogaridhënies publike të qeverisë qendrore dhe vendore prej datës 1 maj deri më 30 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat