Vuçiq: Do t’i kërkojë Putinit që të dalë me qëndrim për Kosovën

Lajme

Vuçiq: Do t’i kërkojë Putinit që të dalë me qëndrim për Kosovën

Më: 8 maj 2018 Në ora: 15:22
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar pasi ka shkuar në Moskë se do ta flasë me Presidentin e Serbisë Vladimir Putinin, që ta shoh më thellë problemin e Kosovës.

Ai ka thënë se pasi të gjithë po angazhohen maksimalisht për këtë çështje, do të ishte e rëndësishme që edhe Rusia të dalë me qëndrimin e saj politik.

“Do ta lus Presidentin Putin, që jo vetëm me mbështetjen direkte që ia ofron Serbisë, që të dalë pa ekuivoke me qëndrimin e tij politik në të gjitha organet edhe në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare.

I pyetur se me çfarë porosie do të takohet sot me Putinin, Vuçiq ka thënë shkurt.

“Do ta lus Presidentin Putin që ta shikojmë më thellë problemin e Kosovës dhe Metohisë” ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat