Lista Serbe linçon Çedomir Jovanoviqin, e quan njeri të paguar nga shqiptarët

Lajme

Lista Serbe linçon Çedomir Jovanoviqin, e quan njeri të paguar nga shqiptarët

Më: 13 maj 2018 Në ora: 07:46
Çedomir Jovanoviq në Kosovë

Vizita e Çedomir Jovanoviq në Kosovë si dhe deklaratat e tij kanë nxitur reagimin e ashpër të Listës Serbe.

Në një komunikatë të publikuar nga mediat serbe, Lista Serbe e ka cilësuar Jovanoviqin si njeri të afërt dhe të paguar nga shqiptarët.

“Jovanoviq një politikan dhe mentorët e tij janë në përpjekje për të tërhequr sponsor, dhe për shkak të parave nga ana e shqiptarëve, vizitoi Prishtinën dhe lexoi me zë dëshirat e shqiptarëve duke sulmuar Serbinë dhe Listën Serbe”, thuhet në njoftim.

“Ne jemi të kënaqur se ky opportunist në Serbi ka pasur shumë pak vota në zgjedhje. Por akuzat e tij ndaj Listës Serbe tregojnë se jemi në rrugën e duhur për të mbrojtur interesat kombëtare”, thuhet tutje në komunikatë.

Ata gjithashtu e kanë përmendur Enver Hoxhajn e Albin Kurtin.

“Lista Serbe do të qëndrojnë me popullin e Serbisë dhe presidentin Vuçiq, kurse Jovanoviq, Albin Kurti e Enver Hoxhajn le të vazhdojnë të vuajnë dhe të punojnë në favor të shqiptarëve, dhe kundër interesave të serbëve në Kosovë”, kanë thënë zyrtarë nga Lista Serbe, shkruajnë mediat në Serbi.

Ndryshe, Oliver Jovanoviq qëndroi gjatë dy ditëve të kaluara në Prishtinë, ku kritikoi Serbinë për çasjen ndaj Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat