83% e kafshëve dhe gjysma e bimëve zhduken për shkak të njerëzve

Lajme

83% e kafshëve dhe gjysma e bimëve zhduken për shkak të njerëzve

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:05
Ilustrim

Një studim i ri i jetës në planetin tonë zbuloi se speciet njerëzore janë statistikisht krejtësisht të parëndësishëm në Tokë, pasi përbëjnë 0.01 për qind të krijesave të gjalla, por përmes historisë, 83 për qind e kafshëve të egra dhe gjysma e të gjitha bimëve u zhdukën si pasojë e veprimeve të tyre.

Ky studim klasifikoi ndikimin e të gjitha qenieve të gjalla në planetin tonë: bakteret janë forma kryesore e jetës (13 për qind e të gjitha qenieve të gjalla), por bimët janë sundimtarë absolutë, që përfaqësojnë deri në 82 për qind të materieve të gjalla. Të gjitha krijesat e tjera - insektet, kërpudhat, peshqit ...  përbëjnë vetëm pesë për qind të biomasës në Tokë.

Befasuese është se jeta në oqeane bën vetëm një për qind të biomasës dhe se shumica e formave të jetës janë në Tokë janë nën sipërfaqe, transmeton Guardian.

Profesor Ron Milo nga Instituti shkencor Weizmann, i cili udhëhoqi studimin, vuri në dukje se ishte e çuditshme që nuk kishte asnjë vlerësim shkencor të përbërësve të biomasës në planet më parë dhe ai tha se shpreson që njerëzit të kuptojnë rolin e tyre dominues në Tokë. 

Për shembull, ai vendosi të hante më pak mish, pasi kuptoi efektin që industria e mishit ka në mjedis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat