Si i likuidoi krimineli Arkan tre emigrantë shqiptarë nën urdhrat e UDB-së? - Bota Sot
Si i likuidoi krimineli Arkan tre emigrantë shqiptarë nën urdhrat e UDB-së?

Lajme

E martë, 19 qershor 2018

Si i likuidoi krimineli Arkan tre emigrantë shqiptarë nën urdhrat e UDB-së?

Më: 25 maj 2018 Në ora: 12:52
Bozhidar Spasiq

Ish shefi i ekipit special të Sigurimit shtetëror, Bozhidar Spasiq  ka rrëfyer një anekdotë për kriminelin Arkan dhe mikun e tij Gishka.

Spasiq shkruan se sigurimit shtetëror nuk u kanë interesuar  njerëzit që kanë punuar me drogë, por kanë qenë të nevojshëm djem të fortë dhe guximshëm sikurse ata që kanë plaçkitur bankat siç ishte Arkani dhe Gishka. Kështu ata kishin ikur nga një plaçkitje dhe ishin strehuar në një kantier ndërtimi.

“Të gjithë policët kishin hequr dorë nga ndjekja përveç njërit i cili kishte arritur tek ata por i kishin drejtuar armën, dhe e kanë urdhëruar që të zhvishet lakuriq dhe të kthehet prapa i përkulur. Kur kemi dëgjuar për këtë histori, kemi konsideruar se na nevojiten njerëz të tillë për kryerjen e operacioneve”, tha Spasiq.

Kështu sigurimi ka angazhuar Arkanin për të kryer një nga operacionet e tilla kundër emigracionit shqiptarë. “Ai është dashur të flejë 15 ditë në kulm. Ishte dashur ti përcjellë tri persona, por në një moment ishin mbledhur 15 në një takim ku ishin marrë vesh të vrasin policët serb në Kosovë”, shkruan Spasiq.

Arkani citohet tu kishte thënë: “Nëse do ti hidhja dy granata, kam mundur të vrasë tërë këtë komitet. Por ne i kemi thënë: Jo, asesi, përmbahu dhe mbaj operacionin tënd. Kështu ai në atë kulm ka qëndruar 15 ditë dhe ka ngrënë konserva derisa nuk u krijua momenti i favorshëm  dhe likuidoi pa problem tri personat. Menjëherë pasi kreu operacionet , është nisur këndej, kështu që derisa policia e atjeshme hetonte se çfarë ka ndodhur, ai ishte kthyer në Jugosllavi”, tregon Spasiq.

Por Spasiq nuk tregon se për kënd është fjala. Dihet që më 17 janar 1982 se tre shqiptar në qytetin Untergrupenbach të Gjermanisë janë vrarë vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka nga një atentat i organizuar nga shërbimi sekret jugosllav.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test