Agim Bahtiri dedikim emocionues për gruan në përvjetorin e martesës

Lajme

Agim Bahtiri dedikim emocionues për gruan në përvjetorin e martesës

Nga: Bota sot Më: 26 maj 2018 Në ora: 12:43
Agim Bahtiri me gruan

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, po feston sot 39 vjetorin e martesës.

Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook, ku ka publikuar një foto me gruan dhe i ka dedikuar fjalë zemre, përcjell Bota sot.

Ai i betohet për dashuri deri në vdekje.

Postimi i tij i plotë:

39 vjet dashuri, sakrificë dhe vlera për një familje të lumtur dhe të shëndosh.

39 vjet së bashku, duke ndërtuar të ardhmen për familjen tonë.

39 vjet martesë, ku qëllim kryesor ka qenë familja e lumtur që jemi sot.

Faleminderit për gjithçka dashuria ime.

Përjetësisht së bashku me plotë dashuri dhe asnjëherë me tradhëti.

Vetëm vdekja mund të na ndajë.

Gëzuar përvjetorin e 39-të të martesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat