E dhimbshme thotë ai është se gjykatat, prokuroritë dhe policia janë marrë “pengë” nga kriminelët e “jakës së bardhë”.
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami thotë se, institucionet e Kosovës vetëm sa po politizohen nga ardhja e qeverive të reja. Sipas tij, secila qeveri që po vjen ne pushtet në Kosovë, po e shkatërron punën e asaj paraprake, shkruan Gazeta "Bota sot".
Islami pohon se, kjo garniturë e prishtë në shpirt pak po mendon për zhvillimin e vendit.
E dhimbshme thotë ai është se gjykatat, prokuroritë dhe policia janë marrë “pengë” nga kriminelët e “jakës së bardhë”.
Ky është postimi i plotë i profesorit Islami:
Institucionet e shtetit të Kosovës, në vend se të depolitizohen dhe të bëhet ç”kapja e tyre, sa vjen e shtohet ndikimi i tyre. Secila qeveri e cila po vijnë në pushtet, po e shkatërrojnë punën e njëra tjetrës, duke i vendos persona të tyre. Kosova e mbushur me krim të organizuar, korrupsion e nepotizëm sa vjen e shtohet . Kjo garniturë e prishtë në themel e në shpirt, pak është ka mendon për zhvillim të vendit dhe prosperim. Bollë i fortë ish kanë ky popull, me sa duket ende ka me i durua këta matrapaz milionerë. E dhimbshme është se, gjykata, prokuroria dhe policia janë marrë “ Peng” nga kriminaliteti i “Jakës së bardhë”.