Kjo është dhoma e zbuluar nga ushtarët britanikë: Vendi ku femrat shqiptare përdhunoheshin nga paramilitarët serbë

Lajme

Kjo është dhoma e zbuluar nga ushtarët britanikë: Vendi ku femrat shqiptare përdhunoheshin nga paramilitarët serbë

Nga: N. Sh Më: 25 qershor 2018 Në ora: 16:38
Pamje nga videoja

Ushtarët britanik në vitin 1999 kishin zbuluar në një stacion të policisë serbë një dhomë ku shqiptarët torturoheshin fizikisht.

Në një video të realizuar nga mediat e huaja shpërfaqen tmerret që shqiptarët përjetuan nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.

Ushtarët britanikë gjejnë aty një numër të madh mjetesh të cilat shërbenin për këto tortura, shkruan gazeta "Bota sot".

Pa dyshim se lufta la pas vetes një numër të madh  krimesh duke filluar nga vrasjet, masakrat e deri te përdhunimet e femrave shqiptare, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë.

Ndër të tjera aty gjenden edhe rroba të brendshme të femrave që lë të nënkuptohet se aty janë torturuar dhe përdhunuar.

Aty janë gjetur edhe rroba të fëmijëve.

“Në shekullin 21 është e pamundur të imagjinohet se ndaj një popullate është ushtruar një torturë e tillë”, thuhet ndër të tjera në video.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat