Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Malin e Zi ka reaguar, pas deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili malazezët i quajti “agresivë”, të cilët, sipas tij, mund të nisin Luftën e Tretë Botërore.
Në një konferencë të mbajtur në Podgoricë, për anëtarësinë në NATO, zëvendësambasadorja Judy Kuo ka thënë se SHBA’ja mburret që e ka Malin e Zi aleat.
SHBA’ja, ka thënë Kuo, vazhdon të mbështesë përpjekjet e Malit të Zi për t’i përmbushur obligimet e tij në NATO.
Vetëm një vit pas anëtarësimit në NATO, Mali i Zi tashmë po i kontribuon aleancës në shumë nivele, ka theksuar zëvendësambasadorja.