Në Serbi po bëhen gati për luftë, nis stërvitja e fëmijëve

Lajme

Në Serbi po bëhen gati për luftë, nis stërvitja e fëmijëve

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 22:30
Ushtria serbe

Në Serbi dikush po i bënë gati fëmijët për luftë. Madje, po organizon edhe kampe ku po trajnohen për përdorimin e armëve.

Diku në malet e Zlatiborit në Serbi ata mësojnë se si bëhen aksione dhe beteja të armatosura, e se kush është armiku i tyre nuk dihet. Por rregullat e trajnimit fushor janë strikte.

Bëhet fjalë për 10 vajza e 34 djem që janë pjesë e ushtrimit të thirrur nga organizatat e veteranëve të luftës në Serbi.

Atyre u doli në ndihmë komuna e Zlatiborit ndërsa u tha se inspirimi ju erdhi nga rusët.

Pjesë e taktikave dhe strategjive të tyre të ushtrimeve janë edhe armët e gjata dhe revolet.

Ushtrimet do të vazhdojnë deri në 18 gusht e autoritetet e sigurisë në Beograd nuk e kanë komentuar fare ngjarjen e Zlatiborit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat