Njerëz që lenë emër me vepëra

Libra

Njerëz që lenë emër me vepëra

Nga: AGIM JAZAJ Më: 15 mars 2024 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Në mikrobiblotekën tonë personale, kanë zenë vend edhe disa prej krijimeve të miqve tanë, të cilët përputhen dhe me karakterin tonë.

Me shumë prej tyre, ndonëse edhe më të rritur në moshë, dhe pse nuk kemi punuar, po veprimtaria jonë publike, na ka njohur dhe miqsuar përjtësishtë me shumë prej tyre, në misonin dhe me pasinonin e përbashkët; si Shërbestar të Vendit!

Një ndër ata që ka lënë gjurmë pune, po edhe gjurmë krijimtarie në jetë; është edhe: Llano Llanaj, ish agronomi i parë në ish Kooperativën e bashkuar të Sevaster, Golimbas, Dushkarak, në vitin 1965, por edhe një specialist dhe ish drejtues me zë, i institucioneve bujqësore të Vlorës…

Ato vite dhe ata njerëz i kujton dhe i shenjtëron edhe njeriu i shënjtë; Llano Llanaj në librin e tij.

Ndonëse kanë ndarë punën me vite edhe me njerëzit e asaj krahine, por kujtimet dhe shënimet e tij, të lena edhe në librin e tij, mbetën përjetësisht mes tyre, dhe në kujtesën e banorëve e ish Kooperativës së Bashkuar të Sevasterit, për gjurmët e punës dhe shëmbullin që ka dhënë e lënë, mes atyre njerëzve...

Duke shkëputur paksa nga kujtimet e autorit të hedhura e lënë në faqet e Librit: “NË RRUGËT E VËSHTIRA TË JETËS”, duke u ndaluar në faqete këtij libri, KAPITULLI V, “NË VENDIN E MIKPRITJES DHE BESËS”, hap kapitullin Llanoja edhe si autor:

“Më 1 Prill 1965, dola nga shtëpia që në mëngjes, ku u përshëndeta me nënën, të cilës i thash se do nisem për në Sevaster, të fillojë punën ku më kanë caktuar. Ajo me ngashërim dhe lot në sy, më puthi dhe më përqafoi fortë dhe me gjysëm zëri me uroi: ”Rrugë e punë të mbarë, duke më këshilluar që të ruaj shëndetin dhe qetsinë”.

Shkova në Vlorë direkt e në agjensinë e udhëtarëve dhe preva biletën për autobuzin e Sevasterit. Koha në Servaster ishte e bukur! Gjeta disa njerëz të mbledhur para zyrës së lokalitetit. Aty ishte dhe kryetari i Koopertivë së bashkuar Sevaster, Golimbas, Dushkarak që quhej Hadër Hoxhaj! Me Hadërin ishim takuar edhe njëherë, kur kisha shkuar për të studiuar pemtarinë, që kur isha student.

Filluam e bisedonim me Hadërin, i cili që në fillim më tha: “Ne kemi shumë nevojë për drejtimin teknik të ekonomisë, sepse jemi jashtëzakonisht dobët me gjëndjen ekonomike, jo sepse ndajmë 40 lekë për ditë pune dhe racionin e bukës e kemi 400 gram për frymë…

Në darkë më mori në shtëpinë tij për të fjetur. Aty u njoha me nënën e tij; Ganon, bashëshorten Sadeten, dhe vëllezërit; Elmaz dhe Zini.

Me Hadër Hoxhën gjeta mirëkuptim të plotë…E kam shumë të fiksuar në kujtesën time daljen e parë në teren me Hadërin. Ishte fillim i Prillit dhe bënte ende ftohtë. U ngritëm shpejtë dhe shkuam në brigadën e IX, në Luadh. Shkuam te barinjtë dhe ata u ngritën në këmbë. Hadëri bëri prezantimin; “Ky është agronomi i ri, shoku Llano”. Ata na kërkuan të rrinim edhe ca. Njëri prej tyre quhej Fein Mahili. Më uroi në emrin e barinjëve: “Aman o agronom, ndihmona që edhe neve të marim nga racionin e bukës 700 gram, se nuk na del, e po vdesim për bukën e gojës. Këtë lutje kemi ne, thika ka vajtur në kockë”. Ndjeva keqardhje të madhe dhe shumë detyrime për këta njerëz që vuanin ende.

Për të fjetur kisha një dhomë më vete, kur arsimtarët flinin nga 4 e 5 së bashku. Qëndrova vetëm sa erdhi drejtori i shkollës; Silurjan Abazaj nga Tërbaçi, i cili mu lut që të pranoja dhe ashtu bëra. Për të ngrenë kemi vuajtur; se më duhej të shkoja sa në Sevaster, po ashtu në Dushakark e Golimbas. Shumicën në këmbë dhe rrallë me kafshë. Dy muajtë e para mbajta këpucët që kisha marë me vete, por u detyrova nga gurët dhe stërralli atje vendi të mbaja opinga llastiku me vaqetë, të cilat rezistuan gjatë dhe kur ika ja dhurova Kujtim Dervishit, një endacak që flinte shpellave dhe hante çfarë i jepte mileti tek restoranti i Halil Fetahut, tek Rrapi i Sevasterit.

Unë isha agronom i vetëm në gjithë atë ekonomi, ndërsa zoteknik ishte Ali Xhelilaj. Aliu ishte i zgjuar dhe i shkathët. Dinte dhe u dilte përpara problemeve të blegtorisë! Me dhjetra herë më kishte marë në shtëpi, Dushkarak. U njoha dhe u miqsova edhe me prindërit e tij; Xha Sulon dhe nënë Katen, një grua e qeshur dhe e gëzuar, për mikun e shtëpisë si i thonë llafit i vinte flakën.

Kur po ndërtonim planin e vitit të ardhshëm (1966) unë shtrova në Byro dhe kryesi zhvillimin e Frutikulturës, si një degë shumë me përspektivë, duke i mbjellë ato në kodrat aq të përsosura e të bukura, siç ishin ato të Dushkarakut, Gumes, nga Shtëpia e Hakani Hysniut e të Kujtim Grabovës, me synim që të ngjiteshim përpjetë këmbëve të Karamënit. Dhe do të mbilleshin pemë frutore, vreshta dhe ullishte…

Mendimet e mia gjetën përkrahje të plotë dhe u miratua si plan. Filluam piketimin, taracimin, hapjen e gropave, transportin e plehut dhe në pranverë pemët ishin të mbjella, madje ashtu siç i rekomandonte shkenca dhe të zëna pothuaj plotësisht.

I donte shumë vendi, po edhe njerëzit! Krijuam Brigadën e Frutikulturë dhe për t’i mbrojtur nga dëmtimet e mundëshme të kafshëve, vendosëm si roje, plakun e nderuar Muço Fakon, që edhe pse i moshuar, punonte se kishte 5 vajza për të rritur e martuar.

Kooperativa Bujqësore e Sevasterit, me punën e bërë për krijimin e masiveve të frutoreve u bë shëmbull, jo vetëm në zonë, por edhe në krejtë rrethin e Vlorës e më tej, sepse ato dukeshin që nga larg, kur udhëtoje nga Vlora në Gjirokastër dhe kalimtarët pyesin e interesoheshin për to, duke marrë përgjigjen se ai; “Është Blloku i Llanos”!

E mbajtëm edhe fjalën e dhënë. U sigurua buka në vend me 700 gram për fymë dhe nga 40 lekë për ditë pune, në fund të vitit u ndan 80 lekë.

Patatet i mbollëm jo vetëm në fushë e kodra, por edhe na Mal të Bardhë e Rripzat, dhe prodhuam aq shumë, sa u bë problem evadimi i prodhimit për tregëti e përpunim.

Me sforco futëm edhe prodhimin e perimeve, të cilat silleshin e bliheshin nga Vlora. Krijuam edhe brigadën më vete, në Golimbas.

Kujdes u tregua në zgjedhjen e brigadierëve, të cilët kishin në dorë prodhimin dhe paratë. Duke parë se si punonte kryesia e drejtuar prej Hadër Hoxhaj, edhe brigadierët, u mobilizuan më tëpër e lëvizën më shumë si: Bari Veizaj, Çuman Hoxhaj, Koçi Deliaj, Lik Lulaj, Shemsi Llanaj, Resmi Ismeti, Nuri Bushaj, Skëndër Hyskaj, Sulçe Alliaj, Hetem Likaj, Zihni Hoxhaj, Rustem Pashaj, Azem Llanaj e të tjerë,

Bashkëpunimi me Eqerem Rrokaj, i cili në ata kohë ishte shef i llogarisë së Kooperativës, një njeri i përpiktë, kemi shkuar shumë mirë më njeri-tjetrin.

Në magazinë gjeta dhe lash Teki Aliaj nga Golimbasi, ku ndihmëse kishte Sose Dapaj. Të dy njerëz të mirë, që dinin të punonin dhe të silleshin, jo vetëm me kuadrot, por dhe me njerëzit e thjeshtë! Brgadier që unë bashëpunoja më ngushtë, se kishte gjithë punimet në fushë e kodra me traktor ishte; Nebi Aliaj, një njëri punëtor dhe shumë i mirë, tepër komunikues me brigadierët dhe traktoristët.

Në këshillin e Bashkuar punoi për një kohë; Babashan (Mahmut) Malaj, edhe ky një njeri i mirë, i proferuar nga bashkëfshatarët, i cili më vonë u zvendësua nga Muço Hekurani, i ardhur nga burokracia prej Vlorës. Sekretar i byros ishte Lik Lulaj, i cili ishte dhe një brigadier dhe njeri i mirë.

Kooperativa kishte një makinë gaz 51, që e drejtonte Fadil Allushaj nga Golimbasi, një njeri shumë i mirë dhe njëkohësisht mik i ngusht i imi

Bashkëpunoja dhe me Kryetarin e Lokalitetet; Ismail Abenin, Sekretarin Adem Lulaj, dhe agronomët; Myfit Troqe e më prapa; Jorgji Milo!

Në njërëzit që shoqërohesha ishte edhe; Avdul Veliaj.

Në spital ishte; Dr. Barjam Çela, e më vonë e zvëndësoi Avdul Harizaj.

Ndërsa drejtor i shkollës ishte; Silurjan Abazaj

Aq i zënë isha me punë, saqë edhe harrojë të shkoja në shtëpi, ku fillonte meraku i mungesës.

Por është Fakt Interesant se: Gjatë kohës që punova në Sevaster, asnjëherë nuk u sëmura, fat i punës dhe i imi!”...

“Punën dhe përpjekjet e mia, byroja e partisë, këshilli popullore, kryesia e kooperativës dhe organizata e partisë e kishin vlerësuar dhe mua mu akordua një medalje për punë të shquar në bujqësi! Dekorata mu dha pas disa kohëve, kur unë isha transferuar për në Komitetin Ekzekutiv!

Në muajin mars 1966 më njoftuan se isha transferuar për të punuar në seksionin e bujqësisë të komitetit Ekzekutiv, agronom për frutikulturën dhe mbrojtjen e bimëve.

Kështu u mbyll edhe puna ime me Sevasterin!

Ato ditë që do largohesha e ndjeva detyrë që agronmit, të cilit do t’i lija detyrën, Durim Lamaj e shpura pothuaj në gjithë teritorin e kooperativës, duke i treguar edhe të veçantat për çdo tokë e bimë.

Po atë ditë erdhi për vizitë sekretari i parë i rrethit; Peti Shamblli dhe do të flinte aty. Darka ishte organizuar në shtëpinë e Banush Abazit, punonjës i gjëndjes civile. Aty do mblidheshin në darkë gjithë kuadrot kryesor të ekonomisë, ku duhet të isha edhe unë si drejtues teknik kryesor. Kur po bëhesha gati për të vajtur në darkë, më vjen me nxitim Hadëri dhe më thot!

”Të gjithë kanë dëshirë që sonte të jesh me ne, por të më kuptosh drejtë, të këshillojë unë dhe disa shok që të mos vish, se je për të ikur, ne shohim një rrezik për ty. Do vij biseda tek ty dhe ndonjë do shprehë keqardhje që do ikësh e ke qënë agronom i mirë e i zoti, po çe do të mirët i merrni për vete.

E po mirë do thot Peti, mbajeni se do bisedojë unë me ata të pushtetit në rreth. Kështu që mund të digjesh, kur ke gjithë ato halle”.

Sa mirë e sa thellë e kishin menduar atë gjë se; Peti ishte vet ali e vet kadi.

Më shpetuan nga ndonjë e pa pritur…

Të nesërmen hodha në makinën e Fadilit, si para dy vjetësh dyshekun, jorganin, çarçafët dhe një qilim të vogël që e hidhja përsipër nga të ftohtit”!

*Emrin e mirë e kish fituar me punë dhe sjellje që në Sevaster, të cilën edhe pas 40 vjetësh emrin tim nuk e nxjerrin nga goja, mjafton të përmend çfarë citon në gazetën “Agon”, sevasterioti Agim Jazaj, nën titullin: Të gjithë janë të regjistruar, por pak mbeten të shënuar; Ata që s’kanë humbur tungjatjetën;

Ne shqiptarëve kam lexuar se na admirojnë edhe për një urim të veçantë, mjaftë kuptimplotë: “Tungjatjeta”!:

Në tabelat e pa publikuara nga ndonjë institucion legal, monitories, nuk kemi parë bilancin e këtij rezultati.

Ndërsa qytetaria shprehet në mënyrën e vet dhe rezulton se tungjatjetën vlerëmadhe e meritojnë të paktit dhe rezultojnë humbës të shumtit!

Me aftësinë, nivelin, dhe komunikimin kanë lënë gjurmë të pa shlyeshme shumë organizator, drejtues dhe intelektual, si ata që i ngrinin njerëzit në luftë, ata që i ndiqnin pas njerëzit dhe drejtues të tillë, nuk duhet të aplikohet ligji për pension. Llano Llanaj edhe pas 40 vjetësh flitet; “Vreshti i Llanos në Gamistar”.

Dhe vazhdon rrëfimet dhe shënimet në librin e tij, i nderuari dhe i respektuari; Llano Llanaj, për atë trevë dhe me ata njerëz të vlerësuar, të çmuar dhe të shënuar prej tij…

Llano Llanaj ze vend edhe në faqet e librit: “BIJ TË VLORËS”, i gdhëndur dhe në vargje:

Vresht'i Gamistarit,

Ruan në Sevaster,

Emrin e të Parit,

Llanos i bën Nder!...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat