Libri "Ikja e madhe" i Albert Z. Zholi

Libra

Libri "Ikja e madhe" i Albert Z. Zholi

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 19:22

“Ikja e madhe”. Tani është bere me prekëshme. Jane  pikërisht këtom faqe  libri te autorit  Albert Zholi që na sjellin kaq afer, kaq përmbledhtaz, ate epope mërgimiqë përfshium gjithë tokat e Shqipërisë me fillimin e dekadës ’90. Fundshekulli xx e rudhi edhe njëherë Atdheun  tonë. Edhe ashtu I pakët sic ka qenë, me pjesë të tëra teritori e popullsie të ndarë nga trungu, kur priste t’I rritej  shtati duke u bashkuar me Kosovën martire, ky dhe u mpak nga njerëzit që po I iknin, shumica pa kthim.

Kjo lëvizje popullsie në drejtim të shteteve të perëndimit e kryesisht, drejt Greqisë, në fillim ngjau si gëzim pas ndrydhjes së gjatë nga shteti totalitar:pastaj, kuptimi I mërgimit e ktheu ikjen në tragjedi, ndërsa tani, gëzimi dhe tragjedia kanë tepërtuar  te njëra-tjetra fatalisht dhe përjetohen me ankth. Sepse të shumta kanë qenë humbjet, vdekje të ndryshme, por më shumë tragjike e të parakohëshme. Vdekje nga krimet, por edhe nga përpjekja  e stërmundimëshme për të arritur “tokën e premtuar”.Autori me një analizë të plotë të të gjitha shkaqeve që cuan këtë shkulje të rrënjëve shqiptare, na sjell pamje, episode e ngjarje  rrënqethëse, që shoqëruan dhe vazhdojnë  të shoqërojnë  këtë emigracion të paparë në histori për përmasat, popullsinë e vendit , dhe kohën e  shkurtër.

Libri “Ikja  e madhe “është gjithashtu  një pasqyrë e historisë së marëdhënieve të vjetra e më të reja  midis Shqipërisë  dhe Greqisë, këtyre dy vendeve ballkanike  të cilat vërtetë  shumë ngjarje i kanë  bashkuar, por kanë mjaftuar  edhe pak syresh  që të inspirojnë  ndjnja armiqësore e skepticizmi. Vetë dyndja e emigrantëve drejt Greqisë krijoi përsëri  një klimë  të re, diku mirekuptimi, diku mopsbesimi, thotë autori  por ai ka shpresën se ashtu si shtrengatat e qindra shekujve nuk i shpune kurrë  këta banorë  të vjetër në luftë midis tyre , edhe  kjo lëvizje  e re do të jetë  vetëm një urë miqësie. Autori nuk pretendon  të këtë përshkruar  gjithshka nga peripecitë  e shqiptarëve në rrugën e tyre drejt Greqisë e në Greqi. Duke jetuar e punuar në Athinë, A.Zholi rreh të tregojë  për jetën e “athinjotëve” shqiptarë, hallet problemet, rritjen e mirëqenies së tyre ekonomike, por edhe përndjekjet, përbuzjen dhe mungesën e arsimit  të fëmijëve të tyre  në gjuhën  amëtare . Ai nuk  harron  t’u drejtohet  edhe studjuesve arvanitas për  të hequr një paralele të qartë midis emigrantëve të kahherëshme shqiptare dhe tani në kohërat  moderne.

Të gjitha ngjarjet  në emigracion autori nuk I ka ndarë asnjëherë nga zhvillimet e fundit në Shqipëri. Duke e vendosur vehten  në krah të ndryshimeve  demokratike, ai tregon zhgënjimin e madh që I pushtoi  emigrantët për politikën mediocre, amatoreske të qeverisë shqiptare  ndaj gjithë  zhvillimeve  ekonomike  e shoqërore, por sidomos  për mospërfilljen  totale  ndaj emigrantëve. Shembja e të ashtëquajturve skemave piramidale,-nënvizon A.Zholi,-përbën shembjen përfundimtare të besimit të shqiptarëve emigrantë në qeverinë postkomuniste  të Berishës.

“Ikja e madhe” është një përpjekje serioze për të pasqyruar një nga dramat më të mëdha të popullsisë shqiptare dhe nga ky kundvështrim, ai është një kontribut  me vlerë në publicistikën e re shqiptare.

                                                                                     Mihallaq Qilleri

                                                                            Athinë, korrik 1997

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat