Djali i Teodor Laços rrëfen amanetin e shkrimtarit

Libra

Djali i Teodor Laços rrëfen amanetin e shkrimtarit

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 15:59
Teodor Laço

“Im atë ka lënë amanet që të pre het në Korçë. Pas homazheve të mbahen në orën 11:00 në hollin e Ministrisë së Kulturës, ne do të shkojmë drejt Korçës, ku babai do të prehet në qytet, siç ka qenë dëshira e vullneti i tij. Këtë donte ai të jetë në vendlindje".

Kështu u shpreh dje për mediat shqiptare  Bled Laço, i biri i shkrimtarit, ish deputetit e ish-ministrit të Kulturës, Teodor Laço, që u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare mëngjesin e së shtunës.

Ai u shua në orët e para të mëngjesit në spital, ku ishte shtruar së fundmi për shkak të problemeve shëndetësore. Shkrimtar, dramaturg, politikan dhe diplomat, skenarist filmash artistikë e dokumentare, jo shumë kohë më parë, Laço qe shprehur: "Sigurisht e shoh veten me kritikë. Por zakonisht nuk kam shumë për t'u penduar. Çdo njeri ka diçka për t'u penduar. Unë mund të them se jam i kënaqur nga jeta ime".

I pyetur nëse ka lënë pa mbaruar projekte, i biri Bled Laço tha dje se: "Ka pasur plot. Ka qenë aktiv deri së fundmi, para se të shkonte në spital. Nuk mund të them diç ka më konkrete, sepse gjërat kur janë të pambaruara, mbeten dorëshkrime. Ishte aktiv deri në momentin që sëmundja e bëri të pamundur dhe u shtrua në spital".

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat