Mauro Geraci :Musine Kokalari vajza urgan që frymëzoi demokracinë

Libra

Mauro Geraci :Musine Kokalari vajza urgan që frymëzoi demokracinë

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 16:26
Musine Kokalari

 Libri “Musine Kokalari, jeta ime universitare. Kujtimet e një shkrimtareje shqiptare në Romën fashiste” i botuar në gjuhën italiane u promovua paraditen e së premtes në Panairin e Tiranës.

Ky libër i shkruar nga Simonetta Ceglie dhe Mauro Geraci, i shoqëruar edhe me një ese të Visar Zhitit, u promovua nga Instituti Italian i Kulturës, ku ishin të pranishëm autori i librit Mauro Geraci, drejtorja e Institutit Italian të Kulturës Adriana Frisena dhe Persida Asllani e Albert Nikolla, si dhe familjarët e Musine Kokalarit.
 
Autori i Librit rrëfeu se ky libër është rezultat i një hulumtimi të gjatë historik e arkivor mes vendeve Romës dhe Tiranës. Libri përmban edhe imazhe të padokumentuara më parë nga jeta dhe studimet e saj në Romë.
 
“Musine Kokalari mbante pseudonimin Muza në shkrimet e saj, me këtë pseudonimin ajo kishte nënshkruar hulumtimet me të vërtetë sfiduese për një vajzë të asaj kohe, duke denoncuar problemet sociale të grave e vajzave të reja në Shqipëri. Musineja ka shkruar ne gjuhën italiane për  botën popullore të Shqipërisë që kishte kishte njohuri të përsosur. E sillte atë botë në një vend të huaj  në mesin e viteve 1939 dhe 1942, kur Shqipëria ishte nën pushtimin fashist italian.” Për pasionin me të cilin ajo luftoi për demokracinë, do të cilësohej armikja e çdo diktature.  Ndaj Musine Kokalari e dënuar për gjithë jetën e saj nga komunizmi shqiptar mbetet një “vajzë uragan”, që edhe sot mund të frymëzojë brezat e ardhshëm me dashurinë për drejtësi dhe liri. " deklaroi autori Mauro Geraci.
 
Mbesa e Musine Kokalarit, Linda Kokalari e cila është rritur në duart e kësaj heroine, është emocionuar shumë dhe falënderon me gjithë zemër Institutin Italian të Kulturës për botimin.  Ndërsa për Report TV ajo rrëfen se takimi i fundit me hallën e saj Musine Kokalari ka ndodhur pas hekurave të burgut.
 
"Musineja më ka rritur mund të them, sepse unë u linda kur ajo ishte 18 vjeç. Unë isha më e vogla e shtëpisë në atë kohë, e lidhur pas saj dhe nuk e lija të shkonte gjëkundi.  Për herë të fundit jemi takuar pas hekurave. Shumë prekës ka qenë takimi që kam bërë më të. Isha ende e vogël kur ajo mori dënimin 20 vjet burg dhe gjithë familja mendonte si do t'ia themi se në atë kohë i kishte vdekur i ati. Ajo nuk e dinte dhe pyeti midis të tjerëve, po babi si është. Kur mori vesh vdekjen e të atit tha nuk pata mundësi të vija të varrosja babanë. ", u shpreh Linda Kokalari. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat