Gjejmë rrugëtimin e sukseseve të një individualiteti të dëshmuar

Libra

Gjejmë rrugëtimin e sukseseve të një individualiteti të dëshmuar

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 10:37
Libri i poetit Ismet Tahiraj

Botimin i këtij librit me të ri zbërthen këtë terminologji në kuptime poetike të përshtatshme, në shprehje adapto të konkretizuara, në pikturimi të kapshme lehtësisht nga auditori i tij. Fokusimi në specifika të tilla i jep autorit meritën e përzgjedhësit të motivit që do ta trajtojë, pasqyron përkushtimin e tij në veçantitë e kulturës kombëtare

Këto ditë poeti Ismet Tahiraj para lexuesve të Kosovës erdhi me botimin e ri me titullin “UUUEE KRISTAL” i cili sipas asaj që na tha redaktori i librit Xheladin Çitaku  dhe vetë autori  mësuam së  poeti Tahiraj  në poezitë e tija ka zgjedhur riformatimin ose ridizajnimin e skenës së mëhershme të jetës, duke ravijëzuar veglërinë dhe mjetet shërbyese, duke rishfaqur zhargonin shprehës të disa emërtimeve të tejkaluara kohës, të cilat i përshkruhen dhe përkujtohen një brezi që nuk i njeh, grup moshës së cilës i është dedikuar libri. Mënyra e vijëzimit thjeshtëzohet  nëpërmjet shprehjeve të kuptueshme për natyrën fëmijërore, ajo paraqet fotografinë e vargëzuar, duke specifikuar funksionin dhe funksion-alitetin në aspektin praktik dhe atë kohor. Letrarizimi i mundësisë, mënyrës dhe stilit të një jete në kohë të caktuar, përmes shpërfaqjes së përdorueseve përditëson shpreh informacionin për interesimin e paragjykuar të kureshtjes së fëmijëve ndaj kapacitetit shtytës të reproduktimit jetësor, teknikave të përdorura nga prindërit dhe gjyshërit, “teknologjisë” tëë kohës së shprehjes të terminologjinë përkatëse, e cila përcjellë stadet e zhvillimit të shoqërisë. Poeti Tahiraj e botimin e librit me të ri zbërthen këtë terminologji në kuptime poetike të përshtatshme, në shprehje adapto të konkretizuara, në pikturimi të kapshme lehtësisht nga auditori i tij. Fokusimi në specifika të tilla i jep autorit meritën e përzgjedhësit të motivit që do ta trajtojë, pasqyron përkushtimin e tij në veçantitë e kulturës kombëtare që përfaqësohet nga relikte e mbetura, qofshin ato material apo vetëm shprehi. Universi i të kaluarës shenjëzën një mori përbërësish që e karakterizojnë bashkëkohësinë e përshkallëzimit të rrjedhës dhe zhvillimeve të jetës, veç tjerash edhe me mjetet në përdorim të gjerë  të emrit dhe funksionin e tyre, të cilat evoluojnë gjithsesi nëpër periudha deri të shndërrohen në “lëndë” muzeale apo në simbolikë kohe.

Në poezitë e tij poeti përqendrohet në ofrimin e figurës si kategori  brenda etnikumit, por edhe si veçanti e ndonjë treve të caktuar

Pikërisht këtë fakt e trajton ky poet, duke eksploruar në leksikun e zbehur apo të tejshkuar të emërtimeve, duke sjellë  këta emra në tituj poezive dhe në kuptimet e përshkruar, për t`ia seruar opinionit të të vegjëlve si rrëfim për domosdoshmërinë ekzistenciale të përditshmërisë në këto treva. Në këtë kontekst, poeti Tahiraj në poezitë e tij përqendrohet në ofrimin e figurës dhe cilësimit si kategori e përbashkët brenda etnikumit por edhe si veçanti e ndonjë treve të caktuar. Jo vetëm kjo. Shpjegimi poetik i emër vendeve, apo emër objekteve qilari, kulla, Shatërvani, Buleci,  i emërtimit të bimësisë  pjepri, kungulli, thana, kumbullat e thara apo gjyshi, gjyshja, Tetja e të tjera, Zëri i karkalecit që defilojnë nëpër vargje a tituj, funksionale maksimalisht interesimin e poetit për t`i sjellë në realitet perceptues para botës së fëmijëve, për ta krijuar një imazh të kohës dhe një peizazh shtrirës të saj, për ta ndërtuar një strukturë qoftë edhe imagjinare, e cila ingranohet si zhvillim kompleks me elementet përbërëse. Duke specifikuar nëpër vargje, Ismet Tahiraj angazhon eksperiencën e tij krijuese si pot që ta gjejë modusin e formësimit që do i përshtatet kësaj natyre, kapacitetit absorbues dhe tërheqjes së vëmendjes së fëmijëve: “Tetja ka një të hollues po ia prekem Na hedh prush…”

Kristali artistik i poetikës që pasqyron mjeshtërinë e ndërtimit, vezullimin e fjalës dhe ligjërimit poetik

Shtrirja në gjerësi kap dimensione konkrete, të cilat kjo kategori lexuesish i njeh, i vështron dhe i materializohen në hapësirat e përditshëm: “Në arë mos qenkan Vesh lepuri?”Prandaj dhe oferta e poetit bëhet më tërheqëse, më depërtuese në mendësinë e niveleve të tilla. Tahiraj i qaset kësaj mendësie në mënyrën më adapto të mundësime, duke e ngjyruar atraktive me ngjyra që e përmbledhin tërë kërkesën shpirtërore dhe që ngritin efektin emocional të lexuesit të këtyre poezive. Vet titulli i librit shpreh befasinë, figurative e një të papriture, e cila shfaqet përnjëherë me shkëlqim kristalor, shkëlqim që buron nga vet ndërthurja e stilistikës, shprehive, kompozimit dhe antonimit. Ky është kristali artistik i poetikës që pasqyron mjeshtërinë e ndërtimit, vezullimin e fjalës, për ndritje e ligjërimit poetik, në përgjithësi:

“Duar të forta Duhej të kishte Ai burrë, Me çekan të madh Të rrënonte mure e të thëntë gurë.” Duke u fokusuar në reflektimin krijues të poetit  Tahiraj, gjejmë rrugëtimin e suksesshëm të një individualiteti të dëshmuar, tashmë, i cili hedh në qarkullim formatet letrare-poetike që përmbushin pasionin shumë shtresor të lexuesit, duke kuotizuar relievin e vlerave të mirëfillta, sipas intensitetit frymëzues, gjithnjë. Intensitet ky që dëshmon përkushtimin në përzgjedhjen e shtigjeve ku do shtrihet traseja e një ngrehine artistike krejtësisht të re, të paeksploruar më parë. Është sensi krijues brenda personalitetit të poetit që vërejti këtë shteg, e përfshiu në shikimin e tij dhe gërmoi për të nxjerr në sipërfaqe thesaret e këtij lloji, nga e kaluara në tablonë e kornizave të sotmen, e cila qëndron në sfondin e suksesit të konturuar nga shkathtësia, ndjesia dhe përkushtimi. Poezia përmbyllëse “Bulecit” sikur lidh kohët, fikson brezat, identifikon vrragëlënien, gërsheton motivimet dhe shpërfaqë tërësinë ideore të strukturimit, si sintetizim i detajeve dhe simbolizmi i vazhdimësisë në kohë dhe ambient. Suksese poetit...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat