“Pen Albania 2016”, vlerësohen studiuesit, shkrimtarët e përkthyesit

Libra

“Pen Albania 2016”, vlerësohen studiuesit, shkrimtarët e përkthyesit

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 16:50
Pamje nga promovimi

Qendra “PEN Albania” ndau çmimet për vitin 2016, duke vlerësuar veprat e autorëve shqiptarë. Gjatë ceremonisë ku u promovua libri ‘Prush nën këmbë’ i një poeteje maqedonase. I pranishëm në ceremoni Ambasadori i Shkupit të Tiranë kërkoi më shumë bashkëpunim në mënyrë që dy vendet tona të njohin letërsinë e njëri-tjetrit.

Organizata Ndërkombëtare për Artistët, shpërndau çmimet “PEN Albania 2016” që vlerësojnë veprat e autorëve shqiptarë në një aktivitet ku gjithashtu promovoi librin ‘Prush nën këmbë’ të poetes dhe akademikes maqedonase, Katica Qulafkova.

Laueratë të këtij viti ishin shkrimtari Ritvan Dibra, poetja Luljeta Lleshanaku, poeti i ri Elvi Proko dhe përkthyesja Beti Njuma.

Në fushën e studimeve Albanologjike, për vepër studimore u vlerësua studiuesi Dorian Koçi.

Qendra nderoi me mirënjohje për kontribute të çmuara në kulturën kombëtare dhe vepër jetësore, akademikun Rexhep Ferri.

I pranishëm në ceremoni, Ambasadori i Maqedonisë në Tiranë, kërkoi më shumë bashkëpunim në promovimin e letërsisë së dy vendeve.

“Është kenaqesi e madhe që ndodhem në këtë promovim, pasi është ndër të rrallët libra maqedonas që përkthehen në shqip. Ndaj ne duhet te nxisim më shumë përkthimin e librave nga shqipja ne maqedonisht dhe anasjelltas. Njihemi shume pak në fushën e letërsisë, ndaj i lus njerëzit e penës, na kapni për fyti dhe na detyroni ta bëjmë këtë”.

Akademikja maqedonase po ashtu u nderua me titullin e mirënjohjes nga Qendra “PEN Albania”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat