Humanizmi i dashurisë me përkujtimi magjike

Libra

Humanizmi i dashurisë me përkujtimi magjike

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 10:05
Ballina e librit te autorit Asllan Qyqallesn- e perkthyer dhe e promovuar edhe ne gjuhen rumune

Ekziston një konvergjencë në drejtim të „Serenatës Poetike”, për të cilën kemi nevojë të madhe. Siç duket, ky profesori dhe shkrimtar është një nga përgjërimtaret e lojës së fatit, një romantizim i dëshmuar dhe një poet i  mirëseardhur edhe në trojet e gjuhës rumune, falë përkthimeve briliante dhe dores se ndihmes të cilen ia shtrine  poetit Baki Yme dhe Daniel Mariani.

Gjithmonë dashuria ka arritur ti zgjidh ngatërresat e natyrës, e ka treguar rrugën më të mirë, ka sjellë dritë në shpirtrat e engjëjve, madje disa herë duke i shmangur hijet e trishtimit. Të dashurosh është diç e natyrshme, por efektet e dashurisë janë të pa dyshuare. Sublimimi i gjendjeve shpirtërore bëhet i kuptueshëm në të gjitha mënyrat, nga të cilat më fisnike janë ato që realizohen nëpërmjet artit. Atëherë kur fshehtësia e dashurisë është e përsosur, fjalët janë ato që pikësëpari i japin forcë shprehjes, transponimit në plan mendor dhe fizik. Nëse është fjala për poezinë, ajo vjen në shprehje më shumë se kurrë do herë. Gjithçka varet nga vetëdijesimi i çastit, pa marrë parasysh nëse është fjala për udhëtim pa pasaportë. Ja poezia e titull- më e bukura e poetit Asllan Qyqalla, “Udhëtim pa pasaportë”! Në të ka vend identifikimi me dashurinë. Siç mund të pritet, nuk ka kufij, barriera, asgjë të pamundshme.

Hava, Udhëtare e parëndomtë ...

Mu për këtë, shpirti, njësoj si imagjinata, qartësi e hyjnores, duken të pakushtëzuara për arsyen se janë të nevojshme:

“Hava, Udhëton në kaltërsi  mes ajrit, qiellit e tokës asnjë udhëtar s`ka pranë  “stjuardesat” lajmrojnë turbulencë  Hava udhëton në tejhorizont pa itinerar pa pasaportë pa lejenjoftimi  harruar ka të marrë pak mall udhëtar i parëndomtë  në shekullin e njëzetenjë. Hava përshëndoshet në mjegullën verore  krrokamë kukuvajkash harlisur në shtatzënë krahëhapur kalëron Ylberin në kufi nuk ndalon hapëron përtej maratonës kumtin e fitores e shpalos në oxhakun diellor varr, lëndime, plagë, mall i shtrydhë në tokë. Hava nisur është në shekuj për te Omeri në betejat e përrallisura debat në parlamentin e Çabejit, Joklit zbërthejnë nyjet e përparme të gjuhëve indoeuropiane aty ku fshihen legjendat e gojëdhënat për Zotin e tokës  shqip flasin në Logun e dijes “o të gjorët qyqarë” ua dhashë dëshminë e leksikun e përdorur atje në horizont  ç`është kjo gërhamë kuitse në kupëqielli pa një zanore gjuhën e Naimit e Buzukut në lutje s`e përfillët në Log të dijes s`ka udhëtim pa pasaportë. Hava, Udhëtare e parëndomtë.

Intuinitivisht,  programatikisht dhe përkundrazi iniciativa, i ngulfatur thellë në vatrën e kombit të tij, poeti shqiptar është dëshmi e gjallë e faktit se kalimi nëpër kohë nuk sjell domosdoshmërish ndonjë humbje, dhe ja gjurmët e disa pritjeve të revoltuara, por të gjitha në një përmbajtje të mirë definuar, të konturu dhe ekspozuar para krejt botës. Afrimi dhe përzgjedhja e hijeshisë së Havës janë një dëshmi e motivuar dhe shpjegim i ekskursionit ekzistencial. Kjo nuk është aspak e rastësishme, gjë që mund të shihet se si autori na shpie në drejtim të përhershëm së vetvetes së depërtuar në botë, në mister, në realitet dhe në imagjinatë.

Faktikisht, rezultati konsiston në mrekulli dhe në vargëzimin e dashurisë, në një epope të denjë për ta shprehur dhe kuptuar. Në “Zjarr qepallash” ballafaqohemi me një mrekulli të re: “Lani:….sa shekuj kalëruam shtigjeve të ariut në shpella mermeri  në malin e thatë lule mbollëm Hava.:ishin orë, minuta s`ishin shekuj kalëruar në valët shkëmbore hënën prekëm duarlidhurë miklime morëm në sytëjeshi Lani. Drithërimet kujtimesh në qepallë thellësi oqeani me vorbullën ujore sirtarët tanë diell i rilindur. Hava:rritëm lisa e selvi me rritat tona ekstazë ernash në kopshtin tokësor Lani më more ëndrrën hyjnore  ku aromë trëndafilash në shpirt shpërthyen Lani: Hava, himnin këndove me harfën e hirit Moisiu ladronte në Betejën e Kosovës.

Legjendat e gojëdhënat për Zotin e tokës  shqip flasin në logun e dijes “o të gjorët qyqarë”

Lani letër shkruante në “haimet” e Bonnit Aga Ymeri shalonte atin në polenin e lulëbozhureve Amanetin e mori puhiza pranverore Hava e Lani: Ti e unë  në qepalla  ende ndezim zjarr. Të them s`të dua  Kryeneç poet në vargëzime belbëzoj kam mall të zhuritur  s`të dua të të them sonte s`të dua më kupto, moj! Flasim në tavolinën e kujtimeve Ti me shallin në qafë buzëqeshjet ngashëren unë me nerv në gjuhë psallmet mallkoj  sonte s`te dua  më kupto, moj! çilimi shtruar në ekstzë hyjnore harlisur je në kopshtet e  grindem në qepallat e maleve  -heshtë! më urdhëron si dikurë  vullkan ndizet në fjalorin e gjuhës sonte s`të dua  kam mall ta them!” Shfrytëzimi i rastësishëm apo vetëm afishimi i fanitjes së kundërshtimeve, duket se poeti ka një korrespondencë përkushtuar mirësisë në poezinëI. desha dy gra”, një kompleksitet i padyshimtë dhe deklarativ sipas romantizmit të „ Jemi takuar”. Më në fund, ekziston një konvergjencë në drejtim të „Serenatës Poetike”, për të cilën kemi nevojë të madhe. Siç duket, Asllan Qyqalla është një përgjërimtar i lojës së fatit, një romantizim i dëshmuar dhe një poet i shquar, i mirëseardhur edhe në trojet e gjuhës rumune, falë përkthimeve briliante të poetit Baki Ymeri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat