Përurohen dy libra të Hasanit, cilësohen si vlera për shkencën juridike

Libra

Përurohen dy libra të Hasanit, cilësohen si vlera për shkencën juridike

Më: 23 dhjetor 2016 Në ora: 19:07
Foto

“Tema të zgjeruara nga e Drejta kushtetuese” dhe “Tema të zgjeruara nga e Drejta dhe marrëdhëniet ndërkombëtare”, janë dy vepra të autorit Enver Hasani, të cilat iu kushtohen viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, pa dallim gjinie dhe përkatësie etnike , fetare dhe tjetër.

Në përurimin e këtyre veprave, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Xhezahir Zaganjori ka deklaruar se Hasani është një njohës i disa fushave të së drejtës që shihet qartë te botimi dhe kontributi i tij.

Zaganjori: Librat një vlerë e shtuar në fushën akademike

“Me të vërtet janë një vlerë e shtuar në fushën akademike por edhe një vlerë e shtuar në fushën e partecitetit apo dobisë që sjellin realitetit qe sjellin në Kosovë”, tha ai.

Recensenti Hajredin Kuçi lavdëroi profesor Hasanin, duke thënë se ka treguar se ka një karakter të guximshëm dhe një vendimmarrje të fuqishme për gjykimin racional dhe të drejt në momente të caktuara.

Kuçi: Hasani mbron atë që quhet patriotizëm institucionalist

“Libri temat e “Tema të zgjeruara nga e Drejta kushtetuese”, paraqet një përmbledhje të shkrimeve të autorit që nga viti 1988 e deri më sot.....profesor Hasani jo vetëm me lidershipin e tij në menaxhimin e Gjykatës Kushtetuese po edhe me rëndësinë që i ka dhënë që nga gjuha deri te vendimmarrja e aktgjykimeve ka treguar qartë se ka një karakter të guximshëm, një vendimmarrje të fuqishme për gjykimin racional dhe të drejt në momente të caktuara. Them në punën e tij e mbron atë që quhet patriotizëm institucionalist pa marrë parasysh interesat momentale dhe përkundër miteve që mund t’i ndërtojë politika në momente të caktuara”, tha ai.

Kurse, autori i dy librave, Enver Hasani ka falënderuar të pranishmit, duke thënë se prania e tyre është motivim për punë të mëtutjeshme.

Hasani: Mjetet t’i dedikohen viktimave të dhunës

“ Ne pa asnjë hezitim jemi pajtuar që të gjitha mjetet që bëhen nga shitja e librave t’i dedikohen viktimave të dhunës seksuale, pa dallim gjinie, kombi ose feje, ose përkatësie etnie, një kontribut modest “, tha ai.

Kurse, recensentja Ilirjana Islami tha është një libër kapital i rëndësishëm në fushën e të drejtës ndërkombëtare që do t’i ndihmon studentët që të analizojnë çështjet me të rëndësishme të shtetit.

Islami: Këto vepra janë paraqitur në një fazë të rëndësishme

“Vet paraqitja e dy librave nga fusha e të drejtës ndërkombëtare dhe kushtetuese është një bazë e re për një multidiciplinacitet të mëtutjeshëm të shkencës sepse nuk mund t’i mësojmë më gjeneratat e reja duke ndarë në departamente të veçanta, qoftë të drejt ndërkombëtare, apo kushtetuese e civile, mirëpo ekziston një lidhshmëri e ngushtë në mes këtyre fushave, prandaj këto vepra janë paraqitur në një fazë të rëndësishme që ne duhet të mendojmë ta ristrukturojmë vet edukimin“, tha ajo.

Islami shtoi se këto vepra do t’i shërbejnë gjeneratave të reja që të jenë jurist të formuar në të drejtën ndërkombëtare. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat