Dhembja dhe dashuria-esencë e tipizimit të qenies njerëzore

Libra

Dhembja dhe dashuria-esencë e tipizimit të qenies njerëzore

Nga: Prof .dr. Zejnepe Rexhepi Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 10:50
Kopertina e librit

Kjo poete me vëllimin e  saj  poetik, na sugjeron se kemi të bëjmë me një autore  që me stilin e saj  origjinale dhe të zëshëm  konsiston në vargun  e shkurtër, duke mos kursye fjalë  të shumta për poezi e saja  kushtua brezit që i takon, sepse me të njëjtën tematike  ajo përballet me  sfidat në përditshmëritë  e përditshmërisë tonë.

Poezia nuk është sprovë, në të cilën duhet parakaluar krijuesi i sa ka hyrë në artin e të shkruarit, por ngacmim i përhershëm emocional, që i përvidhet pagjumësisë, si frymëzim me tis kristalor, që të mbërthen në magjepsje dhe harmoni. Andaj poezia, as poeti, nuk njeh moshë, por kulmon si refleks botëkuptimor e estetik. Në të vërtetë, poezia është artikulim i identitetit me të cilin kërkon t‘i bësh vend vetes në botën e shkrimeve.  

Poezia është rizgjim i sensorëve të jetës, përmes diskursit lirike-metaforik, të tillë siç e zbulojmë edhe përmes vëllimit poetik “Pritja jote jam”. Në të, lexojmë vargje që enden mbi imagjinatën, përsiatjen dhe përjetimin e rrjedhave të jetës, duke i shmangur tabutë dhe hijet e realitetit, të athët nganjëherë. Të nevojitet kërkimi, njohja e rinjohja... teksa të shkuarën e vë në peshojë me të sotmen. Për të ardhmen duhet të bëhesh narrator që di të shpalos kulturën shpirtërore. Pastaj, aty diku, në ndonjë cep të kujtimeve të rrah era që valëvitet mbi moshën, për të parë nëse vërtet ke karakter sfidash, ndërsa ti padyshim duhet t’i ofrosh magjepsjen prej vashe, poeteje që do t’i rrekesh alkimisë per vetë njohjen e botës.

Qëndresë Shala, një poete e re, e talentuar gjithsesi, krijon varg të natyrshëm, ashtu sikurse vetë ndjenja, sublimuar çiltër dhe bukur në shpirtin e një vajze. Ajo shkruan paq, me ndjesinë prej femre, meqë e karakterizon butësia dhe natyra e urtë prej ku fjala buron me masë. Për të është e rëndësishme që ta kërkosh, ta ndjesh dhe ta krijosh të bukurën, edhe kur merr formën e artit, artit të fjalës, në të kundërtën, një tjetër botë po bie për poeten që ka të drejtë të pohojë: Mungesa ime të lë pa fjalë.   

Poezia, as poeti, nuk njohin moshë, por kulmon si refleks botëkuptimor e estetik

Në vëllimin poetik  me titullin“Pritja jote jam”, të parin botim të Qëndresës, derdhen ndjenja e përjetime, kur malli është më shumë se vetëm dashuri, asokohe, siç shkruan ajo, edhe “Hëna ka mall për ty/ Si unë” (“Më mungon”,. Ca sëmbime shpirti derdhur në letër e identifikojnë thekshëm, pa drojën e moshës, zërin e poetes që kërkon vend për të shprehur veten, në formën e duhur, nga ëndrra drejt jetës, për të mos pohuar kurrë: “Nata më lodhi/ përmes ëndrrash”.

Duke e gjetur linjën e duhur midis shpirtit të njeriut (vetes) dhe artistit, Qëndresën sikur e identifikon thënia e P. Coelho-s “Dashuria na çon në ferr ose në parajsë. E rëndësishme është që na çon diku. Ndaj, përgatituni të udhëtoni”! Metafora e këtij udhëtimi të pasosur, për poeten, është frymë jete, është ëndërr që do t’i besoje, një letër e padërguar..., ndoshta diell, erë apo shi, pasi shprehet: “Shiu nuk pushon/ si dashuria ime për ty” (“Shiu”.

Dihet, që në të gjitha udhët e jetës kryqëzohet dashuria, dhe kur ajo troket në portën e zemrës, tik-taket e saj kthehen në të therura, atëherë kolorite tjera marrin ndjenjat. Ndonëse, dashurisë, nganjëherë as fytyrën nuk ia sheh mjaftueshëm, as sytë që të japin dritë, as buzët nuk ia shijon sa deshe, as dorën nuk ia shtrëngon sa duhet, dhe prapë kur sytë të përloten, thua: “Në bebëzat e mia / Vizatohesh ti. Pra, sado që të mundohesh të tilla ndjesi të fshish nga kujtesa e ke të pamundur, sepse më parë duhet të fshish ëndrrat. Edhe kur pritja është e gjatë “Ora nuk ecën shpejt/ Ditët lëvizin me hap breshke/ Deri në takimin tonë”, shndërrohet në zhgënjim, edhe kur ndjenja tkurret në dhembje, vazhdon të ë mbajë shpresa se jeta është plot kthesa e befasi. Për poeten, jeta është konstanta metrike që e balancon të mirën dhe të keqen, harenë dhe pikëllimin, meqë po të prishej sadopak ky ekuilibër, jeta do të bëhej ferr i vërtetë. Do kohë, edhe një pasiguri e zakonshme herë pas here e karakterizon, sikurse shihet në poezitë: “A jam te ti”, “Nëse”, “Kur them s’jam tek ti”, “Më pyesin” , “Përtej urës së vdekjes”, “Sa herë” . Pra, jeta ka paradokse, mendimet ngatërrohen në antiteza, por ndjenjat ngrihet mbi këto dallgë e shkumëzon drejt optimizmit, ashtu siç mëton të ishte për poeten edhe vepra “Pritja jote jam”.

Jeta është konstanta metrike që e balancon të mirën dhe të keqen, harenë dhe pikëllimin...

dhe dashuria kaherë kanë qenë esenca e tipizimit të qenies njerëzore, pra në veprën e Qëndresë Shalës, po këto, do të mbeten vijat përshkuese të disa kthesave ndjesore që do të pasqyrohen përmes poezive. Poezitë: “Ai çast i ndarjes” , “Rruga”  dhe “Pritmë edhe pak” janë reflektim i dhembjes që ndjenë kur nuk do të bëhesh pjesë e harresës, as lamtumirës, as zjarrit të fikur, ku shkëndijat e para nuk duken më. Atëherë, edhe dëshirat zverdhen në pritje…

Pushteti i fjalës, ritmi i hapave drejt së ardhmes, pritjet e gjata të stinës që as ëndrra nuk i zbeh, theksohen në poezinë “Do shaloj një ëndërr”, ku poetja nuk ka se si t’u shmanget vargjeve: “Nuk munda të vij/ Edhe dielli u skuq prej pritjes/ Iku tutje me mërzi”, duke mos hequr dorë nga dëshira “Prit edhe pak/ Sa t’i vë në gjumë kjo natë/ Sytë tinëzarë”, apo “Do shaloj një ëndërr/ Për të ardhur aty/ Ku të pashë për herë të parë”. Paskëtaj vijon të mbetet njëfarë dhimbje që e topit pritjen.

“Pritja jote jam”- një vepër e realizuar me ritmin e pandalshëm të përditshmërisë, ku pritja, malli, vuajtja…, e bën më të plotë vargun poetik, duke i dhënë kuptim jetës me tërë ëmbëlsinë, përkundrejt shijes së athët që mund të lërë vetë jeta, në hapësirën ku jeton poetja, ndonëse në vepër pikasim idetë dhe ndjenjat e shfaqura guximshëm. Hapësira strukturore e vargut, megjithëse pa ndonjë dendësi të theksuar fjalësh, e shpreh qenësinë estetike të artit, si frymë e kujtesës dhe ëndërrimit të jetës. Me konfigurim shenjash, përjetimi i brendshëm bëhet rrjedhë e jetës për ndërveprim të jashtëm ideo-emocional. Poezitë shpalosin vlera që përndriten pas çdo leximi.    

Poetja në  monografinë e saj ka shprehu në   veçantin e pritjes ëndërruese, e cila gjithmonë vjen në mëngjesin diellor. Në të gjitha këto lirika ajo ka arritur për t’i dhënë elan  vargut, dritë të sintesuar atë në takim të zhvillimit sa më  fukcional të idesë  dhe mesazhit të brendshëm, sepse bota e kësaj moshe ndjen  e përjeton kohen në arritjen të trokitjeve të zemrës më gjallëri e malit që sinjalizon ardhjen.

Vëllimin i  saj  poetik, na  tregon se kemi të bëjmë me  stilin  origjinale dhe të zëshëm i cili  konsiston në vargun  e shkurtër, duke mos kursye fjalë  të shumta për poezi e saja  kushtua brezit që i takon.            

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat