Lista e librave për të cilët gënjëjmë kur themi se i kemi lexuar

Libra

Lista e librave për të cilët gënjëjmë kur themi se i kemi lexuar

Më: 5 prill 2017 Në ora: 23:55
Anna Karenina

Sa herë ka rënë rasti që, duke folur për libra, keni thënë se keni lexuar një klasik, kur, në të vërtetë, e njihni subjektin vetëm prej filmit?! Herë të tjera, historia është kaq e vjetër dhe e diskutuar sa është njohur gjithmonë prej të gjithëve. Të gjithë e dinë që Uliksi kthehet në Itakë por sa prej jush e kanë lexuar të gjithë Odisenë?! 

E përditshmja ‘Telegraph’ ka bërë një sondazh me lexuesit e saj për të zbuluar se cilët janë librat për të cilët thuajse të gjithë gënjejnë kur thonë se i kanë lexuar...
Është pak zhgënjyese ta mësosh por libri i parë për të cilin njerëzit gënjejnë është ‘Liza në botën e çudirave’. Sipas të dhënave, historia e fëmijëve është e njohur pothuajse vetëm prej filmave. 

As romanet e Dickensit, Oliver Twistit, apo të tjerëve nuk qendrojnë mbrapa. Njihen masivisht edhe klasikët rus si Tolstoj e Dostojevski por sa e kanë lexuar vërtetë romanin Anna Karenina?! 

Gënjehet edhe për ‘Getsbi i madh’ të Fitzgeraldit, një film i realizuar dy herë; së pari me aktorin Robert Redford e së fundmi me Leonardo di Caprio. Lista vazhdon me të gjithë librat e famshëm që janë bërë filma..

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat