Poetja Drita Kasumi Syla tërë fuqinë e vargut të poezive ia kushtoi vlerave të kombit, ushtarit, heroit dhe emocioneve që lexuesin e prekin në shpirt

Libra

Poetja Drita Kasumi Syla tërë fuqinë e vargut të poezive ia kushtoi vlerave të kombit, ushtarit, heroit dhe emocioneve që lexuesin e prekin në shpirt

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 prill 2017 Në ora: 11:03
?Ballina e librit “Mos ma kërko ikjen”

Në bisedën e gjatë dhe mjaftë interesante të cilën e zhvilluam këto ditë me poeten e vyeshme Drita Kosumi-Syla mësuam së u lind  në fshatin Gllamnik te Podujevës. Pas mbarimit te shkollës - vijoi shkollimin e mesëm në Podujeve!  Ka ndjek studimet në Fakultetin e Filologjisë, dega letërsi dhe gjuhes Shqipe. Shkrimet e para poetike të Dritës, i takojmë ne fletushkën e shkollës, për të defiluar pastaj edhe në faqet e revistave dhe gazetave për fëmijë dhe të rritur. Është prezantuar në shume Antologji poetike brenda dhe jashtë vendit. Deri me tani ka botuar vëllimin poetike:  '' Falma këngën varg'', '' Mos ma kërko ikjen''. Kurse veprën e tretë e ka në përfundim. Here pas here poezitë e saj i gjejmë ne shtypin kohor ne Kosove dhe Shqipëri!  Autorja jeton dhe vepron ne Prishtine, prej nga zëri i saj poetik shpërndahet tek adhuruesit e poezisë, duke sjellur frymën e saj krijuese!

Libri i pare i  kësaj poete të vyeshme me titullin  ''Falma këngën varg'' është një vëllim poetik që vije si dhurate e prajshme duke prekur ndjenjën e lexuesit,e njëkohësisht duke i atribuuar vlerat poetike përmes një përkushtimi, stili dhe nuancave te veçanta që shfaqen ne brendësinë e kësaj përmbledhje. Kuptohet me te gjitha ato batica e zbatica që edhe janë të arsyeshme, për një krijuese që pretendon të depërtoj në shpirtin e lexuesit. Kjo përmbledhje poetike në vete ngërthen anën shpirtërore që e ndien autorja, faktikisht që e preke me një mjeshtëri të holle ndjenjën e shoqërisë. Pra, me tere fuqinë e vargut të saj i kushton vlerës së kombit, ushtarit, heroit, madje ndalet te e prekshmja, emocionalja që njeriun që e prekë thelle në shpirt. Andaj, me tutje e vrullshëm e shohim neper vargjet, ku shpesh rrëmbehet nga malli, dhimbja dhe e shpien te dashuria e përkëdhelur e prindërve, siç na del të poezia  ''Malli''.

Në poezitë e Drites shihet një përpjekje kushtua vlerave dhe shfrytëzimin e figurës, metaforës dhe sinonimit

Tutje shohim autoren se si në dialogun me lexuesin përmes valëzimit te vargut te saj, gjë qe edhe mundohet të jete sa me e natyrshme dhe joshëse. Pra, në poezitë e saj shihet një përpjekje e dukshme për vlerën dhe shfrytëzimin e  figurës, metaforës, sinonimit, apo duke u përpjekur për kompozicionin e vargut si dhe për ngjyrimin dhe formën e saj, sikur na del te vargjet në vijim: Shkronje u bere nëpër vargje dhe mbi varrin tënd amanet na le.

Andaj, përpjekjet e autores jo rrallëherë ndërlidhen ngushte me nuancat e motiveve qe na shfaqen në mënyre universale që nga cikli i pare “Drita e Lirisë'', e deri te cikli i fundit'', Loti rri në sy'', Shpërfaqja e këtij dimensioni prek tërë boten shpirtërore të saj dhe me kryeneçes nuk heziton ta shpreh krenarin, origjinën dhe të mburret se është vetvetja, është e fisit pellazg. Autorja  Drita Kosumi-Syla, si një krijuese e pasionuar, me ato ngritje dhe zbritje, ka një stil te prekshëm qe e qartëson rrugën e saj krijuese, qofte përmes vargut lirik po atij figurativ. Autorja ka një dell mishërimi për të qene vetvetja dhe për t'u identifikuar si një krijuese premtuese

 Në këtë vëllim lexuesi e gjënë veti dalluese të autores të lartë  të artit letrar

Në  librin e dytë të autores Drita Kasumi Syla me titullin “Mos ma kërko ikje”  në  mes tjerash gjejmë: “Se e vërteta e letërsisë e mirëfilltë e artit poetik shkruhet ngadalë për frytin frymëzimit poetik, vepër kjo e krijuar me përkushtim, nga krijuesja, Drita Kosumi Syla. Në këtë vëllim lexuesi e gjënë  vetit dalluese të artit letrar ku vargjet dhe poezitë  e saja rrjedhin natyrshëm, ku autorja me një gjuhë të thjeshtë të filozofisë, pikësynim e ka objektivin deri të depërtimi me vargje në botën e lexuesve. Natyrisht nëpërmjet ndjenjës shpirtërore pra në këtë rast poezisë në librin e sapo botuar. Efektet e entuziazmit, e kanë bërë librin më me shumë laramani, pasi krahas përsiatjeve dhe paraqitjes së poezive poetike të realizuara edhe në sinkronizim me përdorim të mesazheve për lexuesin. Në këtë  vëllimin poetik  ngritë edhe trajtës e mirë e vargut po edhe lirshmëria e të shkruarit të vargjeve, sepse vargjet rrjedhin natyrshëm, duke prekur edhe ndjenjat e lexuesve. Në poezinë,” Vargjet e Mëngjesit’’ ku aq bukur autorja  Drita, në strofën e fundit i radhitë vargjet:

Ma mbush me lule ditën,

Falma lirinë e shpirtit                                                                                                

Dhe syve të mi,                                                                                              

Mos të mbetëm përherë Lot i dhimbjes                                                        

Pa ty!

Apo në poezinë,’’Kurora e Jetës Sime’’ autorja shkëlqente.

Kurorën e jetës sime                                                                                                           

Bashkë po e ndërtojmë                                                                                                   

Kalanë e pamposhtur,                                                                         

Përballë stuhive

Që na rrethojnë!

Apo edhe në poezinë,’’ Kënga e Mërgimtarit’’, ku aq bukur rrjedhin dhe thuhen në vargje margaritarët letrar, në strofën e parë.

 E bukura vendlindja im,                                                                                          

Më zjarrin e vatrës më rrite,                                                                                 

Me vajin e zemrës sa vite                                                                                                     

I këndoj qiellit tënd të dritës!

Poezitë e mia  na tha në fund të bisedës  Drita  janë botuar me suksese nëpër portale te ndryshme, antologjinë!  Kjo poete e vyeshme`është  fituese e shumë mirënjohje. lëvdatave dhe shpërblimeve të tjera nga shoqatat e shkrimtareve  që nga Amerika, Evropa, Shqipëria, Kosova e vende të tjera për poezitë e saja të shkruara dhe të botuara. Drita Kasumi së fundi është fituese e çmimet me  vlerë të Festivalit për Krijimtari Poetike “Sofra poetike e Qendrës Kulturore Shqiptare “Migjeni Boras 2017 “ në Suedi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat