Monografia “10 vjet për kombin” i SHHLP-së, do të promovohet në Namur të Belgjikës

Libra

Monografia “10 vjet për kombin” i SHHLP-së, do të promovohet në Namur të Belgjikës

Nga: Dashnim Hebibi Më: 29 prill 2017 Në ora: 13:01
Monografia “10 vjet për kombin”

Me datë 06.05.2017, ( e shtune), duke filluar nga ora 19.00, do të prezentohet dhe promovohet Monografia “10 vjet për kombin”, i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” në Zvicër. Promovimi do të mbahet te Salla “Cinex Rue Saint Nicolas”, 84, 5000 Namur.

"Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trevave shqiptare, që jetojnë dhe veprojnë në Bruksel, Namur e rrethinë, se me datë 06.05.2017, ditë e shtune, me rastin e dhjetë vjetorit të themelimit të Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, do të promovohet Monografia “10 vjet për kombin”. Në këtë eveniment të madh kulturorë, do të marrin pjesë, kryetari i SHHLP-së, veprimtari i dëshmuar, z.Fazli Musliu i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë si dhe autorët Dr.sc.Llukman Halili, Mr.sc.Dashnim Hebibi. Musafirët do të jenë edhe musafirë në radion që vepron në Belgjikë, me datë 05.05.2017, duke filluar nga ora 20.00 deri më 24.00. Në këtë emision, bashkatdhetarët tanë, do të kenë mundësi, të njoftohen për shumë gjëra interesante që ka vepruar kjo shoqatë në aspektin kombëtar, humanitarë e kulturorë. Prandaj, jeni të ftuar ta përcillni emisionin dhe ejani në promovim me datë 06.05.2017, se vërtet do të kalohet një mbrëmje e mirë. Këtë eveniment e organizojnë veprimtarë mërgimtarë të të gjitha trevave shqiptare që jetojnë në Bruksel e në gjithë Belgjikën, të përkrahura nga disa shoqata që veprojnë dhe padyshim edhe nga dega e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, në Bruksel. Të pranishmit do të kenë mundësi të njoftohen për punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë për këto dhjetë vjet, e cila hiq më pak se mbi 300.000 euro ndihma I ka shpërndarë nëpër shumë treva të atdheut dhe është e vetmja shoqatë, që organizon për çdo vjet Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së në Zvicër. Monografia pasqyron të gjithë punën madhore, që kanë bërë veprimtarët rreth kësaj shoqate, ku dëshmojnë faktet, se si kanë shkuar ndihmat, fotot dhe materiale të botuara nëpër mediat tona nëpër këtë dhjetë dekadësh. Libri është botuar në Prishtinë dhe ka mbi 450 faqe të formatit B5. Musafirët do të kenë edhe disa takime në Bruksel. Ju mirëpresim të nderuar bashkatdhetarë!", thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat