U promovua librin "Testamenti i grave për gra ”, i autores Zenepe Luka

Libra

U promovua librin "Testamenti i grave për gra ”, i autores Zenepe Luka

Nga: Aziz Bytyçi Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:05
Pamje nga promovimi i librit

Në tempullin e kulturës në Shoqërin Kulturo-artistike të “AGIMIT”,në Prizren , Fondacioni “NERMIN VLORA-FALASCHI” , në këtë tempull të shenjët , ku dolën , nga ky vend , shumë njerëz të mëdhenjë të kombit ,mbrëm u bë përurimi i librit “TESTAMENTI – i grave për gra”, të outores , zonj . Zenepe Luka , njëherit presidente e Fondacionit . Këtij karvani për në kryeqytetin shpirtëror të lashtësisë dhe kulturës në Prizren , i priu artistja e kombit Tinka Kurti , Margarita Xhepa , Vlasova Musta (Poete) , Irni Qirjaku (këngëtare polifonike) e shumë gra anëtare të FONDACIONIT , nga të katër anëtë e trojeve shqiptare , për promovimin e librit të presidentës së Fondacionit “Nermin Vlora-Falasch”, zonjes Zenepe Luka. Fillimisht nga presidentja e Fondacionit zonja Luka u ftua biznismeni , shembull dhe kontribues për organizime  manifestimesh kulturore e pikërisht sponzoruesi i këtij manifestimi shumë madhështor , z . Liman Asllani që ta marrë mirnjohjen nga presidentja dhe karvani i grave të Fondacionit “Nermin Vlora-Falasch” . Gjatë dorzimit të mirnjohjes për kontributin e këtij njeriu të vlerave , presidentja Luka tha se:”Ky njeri , vertet është vlera dhe krenaria e kombit”.

Me kumtesen e saj u ftua poetja , zonj . Vllasova Musta që të deklamoj para të pranishmëve për librin e autores “Testamenti i grave për gra” . Fillimisht zonja Musta e pershendeti sponzoruesin që e bëri të mundur këtë promovim në Prishtinë dhe në Prizren , z . Liman Asllanin , poashtu kontributin e Shoqatës për Kultur dhe Art “FIDANI”,z.Berat Batiun i cili iu bashkangjit ketij Fondacioni si dhe të gjithë të pranishmit . Një libër me dritë, për gra të ndritura Sa herë marr në duar një libër të ri , kam një përjetim krejt të çuditshëm, para se të filloj leximin, më kap një lloj ngazëllimi që asnjëherë nuk kam mundur ta shpjegoj edhe pse librin e kam pasur përherë pranë dhe pjesë të pandarë gjatë gjithë jetës sime. Me këtë ëndje e mora dhe nisa ta shfletoja librin „ Testamenti i grave për gratë“, të autores Zenepe Luka. E , nëse duhet të them një fjalë të parë , është pikërisht ajo që më erdhi vetiu , pasi e përfundova leximin e librit: Urime zemre për këtë libër të ri, për këtë ansambël të pamatë me portrete grash, që ke ditur të strukturosh, të ndërtosh dhe ta përcjellësh me të tillë emocion dhe kaq vërtetësi! Ky libër, që promovojmë sot, del në 15 vjetorin e krijimit te Fondacionit tonë dhe rrëfen me fakte, dokumenta dhe kujtime momente te veçanta dhe tejet te bukura ne rrugetimin neper vite. Eshte deshmi e plote e nje bashkesie grash qe kane ditur çfare te perçojne dhe kane pasur çfare te japin. Në këtë libër nuk ka vetëm portrete të shumta, por ka edhe jetë dhe karaktere, punë dhe krijimtari, talente dhe përkushtim, dashuri dhe dhimbje, pengje dhe amanete e mbi të gjitha ka atdhedashuri.

A nuk janë keto zonja kometa e gjalle qe leviz, troket dhe flet me ne? Në këtë aureolë drite shpërfaqet Nermin Vlora Falaschi, me të gjitha mirësitë e saj, me kulturën, me këmbënguljen, me patriotizmin dhe vizionin e pamatë. Ajo, ka mbetur pishtar drite për të gjitha zonjat e Fondacionit, që mban këtë emër dhe që u bënë rendëse në rrugëtimin e gjatë prej 15 vjetësh anëekënd atdheut, brenda dhe jashtë trojeve deri në Kinën e largët, në Gjermani, Belgjikë, Turqi, Greqi, Itali etj. kudo për të përcjellë mesazhin e vlerave më të mira të traditave tona kulturore dhe atë, që Shqipëria është toka jonë, vendi ynë, fryma jonë dhe ne, si nëna kemi një mision të veçantë, të përcjellim modelin më të mirë të mirësisë dhe dashurisë njerëzore. Me këtë përkujdesje e përçon çdo fjalë të saj Nënë Tereza, flakadani që ndriçoi gjithë njerëzimin, shënjtorja shqiptare dhe gruaja e rrallë që krejt jetën e saj e vuri në shërbim të sakrificës për më të varfërit dhe të përvuajturit. Nuk di dhe s´më vjen ndërmend asnjë institucion tjetër, që të ketë arritur të mbledhë tok një bashkësi kaq të madhe me gra intelektuale, personalitete të artit dhe kulturës, të dijes dhe shkencës, sa ç´janë në këtë Fondacion Mbarëkombëtar me emrin “Nermin Vlora Falaschi”. Nga njëra faqe e librit tek tjetra, ndeshesh me jetë, me aktivitete, me vlerësime dhe rrugëtim që duket sikur nuk do të ndalet kurrë. Këtu të flasin gra me zërin e tyre të ngrohtë e të dashur, të flasin të tjera me heroizmin e jetës së tyre, rrëfejnë për përkushtimin e pasionit e të profesionit, takon ketu dhe njihesh me trimereshen Miro Tërbaçi, me qendistaren e flamurit, Marigo Posion, me zerin e kristalte, Tefta Tashkon, me te pervuajturen Musine Kokalarin, e ja ku te shfaqen madherishem Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa, artistet e mëdha, të nderuara me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, që kanë qënë dhe janë pjesë e pandarë e këtij rrugëtimi 15 vjeçar, të vjen pranë ëmbëlsia dhe mrekullia e Roza Anagnostit, zëri brilant i Irini Qirjakos, mpakesh kur shfleton për të mrekullueshmen Xhanfise Keko, regjisoren e filmave të bukur, ndjen dhimbje kur lexon për Violeta Manushin, për Drita Pelinkun, Besa Imamin- aktore të papërsëritshme që kanë lënë dritë në skenë, e pafundësisht emra dhe personalitete që i kemi midis nesh si Tefta Radin me maturinë dhe thjeshtësinë e saj, Silvana Braçen, me hijeshinë dhe magjinë që përcjell në skenë, gazetaret Feruze Bajo, Kozeta Mamaqi, Elsa Xhai, apo zonjën e madhe, Prof. dr. Adelina Mazreku që të shëron me fjalën e butë e të ëmbël, e që ka luftuar për dekada të tëra në luftë kundër kancerit. Ky libër ngërthen duke i sjellë krejt natyrshëm figura grash që janë anembanë trojeve, aq sa te duket sikur vinë në një bashkëbisedim me njëra tjetrën, gruaja arbëreshe me gruan e Shqipërisë së sotme, mjekja dhe patriotja e shquar Zylfie Duraku nga Ulqini dhe shkencëtarja Ajtene Krasniqi nga Prizreni, e palodhura në dije Migena Arllati nga Gjakova dhe e mirënjohura Vitore Stefa Leka nga Diaspora, Megi Llubani nga Berlini dhe Raimonda Moisiu nga Sh.B.A e shumë e shumë të tjera që kanë zërin dhe vlerën e tyre.Te gjitha këto portrete, i gjithë ky rrugëtim shpreh qartë se sa i fortë dhe i patjetërsueshëm është zëri i gruas, sa i vendosur është hapi i saj, sa i qartë mesazhi që përcjellin dhe sa i fuqishëm bëhet kur të gjitha bashkë ecin krahpërkrah! Libri i Zenepe Lukës, është një dëshmi e rrallë, është një katalog i detajuar që flet sot dhe do të flaës në të ardhmen, për atë që gratë dinë të bëjnë me fuqinë e shpirtit, pa zhurmë, pa bujë por, gjithnjë vetëm me zemër. Në këtë libër nuk kemi një monografi, as dy, as tri. Këtu janë dhjetëra e dhjetëra portrete, jetë dhe mesazhe që përcillen me profesionalizëm nga një penë e mprehtë, që di çfarë të përzgjedhë, ku të kërkojë dhe si ta ndërtojë atë që do i japë në duar lexuesit të saj. Libri ka dritë se ndriçohet nga brenda. Në të rrinë ballëlartë gra të ndritura, që të gjitha së bashku i ngjajnë kometës që lëviz dhe ecën përtej kohëve. Urime, Zenepe Luka!

Pastaj me radhë mori fjalën artistja e kombit Margarita Xhepa e cila me disa minuta nuk u ndalen duartrokitjet nga të pranishmit në sall , ku vertet ndryshoj ambient ta them njëqindëpërqind,krijoj emocione te të pranishmit kjo artiste e më shumë se dyzet filmash me fjalet e saja,me interpretimin e figurave të mëdha të rilindasve si me vargjet e Naimit,Dritros,Çajupit,Din Mehmetit e Ali Podrimes .E shtyrë në moshë por nuk ju shmangë këti karvani të grave , në mesin e tyre prezent ishte edhe  e madhja artistja e kombit Tinka Kurti ku nga audience u ftua që ta marr fjalën , por emocionet edhe më të shumta u shtuan ndaj të pranishmëve e cila për ato moment deri sa folte ajo nuk ndihej as një zë duke e degjur me kurreshtje zërin e saj të pranishmit.Ajo me thurjene e fjalëve artistike elaboroi dy tri fjalë.Kur filloi lufta në Kosovë qunat e ri kosovar me shtatin e bukur dhe sy kalter nuk shpëtuan nga vajzat e Shqipërisë tek sheshi Skenderbe, por djemtë nga Kosova nuk kishin kohë ata ia kishin mësyer të dilnin jasht ama vajzat e dashuruar nuk largoheshin nga mendja dhe dashuri për këta djem.Sheshi Skendërbe ky shesh dashurie.

Krejt në fund u ftua polifonistja e njohur shqiptare zonj.Irni Qiriako,ajo me kumtesen e saj elaboruese për librin nuk foli pothuajse asgjë pasi që nga poetja Vllasova Musta u floën të gjitha.Në fakt ajo iu kthye jetës së dikurshme kur kishte ardhur në Kosovë për të shfaqur koncert gjatë viteve 1983-84, se si vëllezërit shqiptar nga Kosova u mirpriten dhe i kishte ran ë sy se gjatë mbajtjes së koncertit nga milicia e atëhershme titiste serbo-sllave u merrshin djem e vajza vetem e vetem se duartrokitshin duke u kënduar kënga dhe vallja shqipe.Tani vëllezër e motra të mija sot Kosova është shtet i pavarur dhe e fituat lirin me gjakun dhe sakrificen tuaj , sot neve mblidhemi atje e këtu pa frig,manifestojmë e promovijmë të gjithë së bashku , se jemi të një gjaku , urime Kosova ime Pavarsia, përfundoi polifonistja me një këngë live labe,zonja Irni Qiriaku. Në fund nga moderatori i programit , z. Berat Batiu të gjithë u ftuan që të pinë nga një kafe së bashku.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat