Azgan Haklaj, autor me individualitet panshqiptar - Bota Sot
Azgan Haklaj, autor me individualitet panshqiptar

Libra

E hënë, 18 dhjetor 2017

Azgan Haklaj, autor me individualitet panshqiptar

Nga: Ramiz Lushaj Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 21:38
Kopertina e librit

Azgan Haklaj vjen me një libër të ri “Shteti- Komb Domosdoshmëri Historike” që përpos ngarkesës semantike, ka edhe kontinuitetin e një kredoje publicistike që identifikon prirjet e autorit për të bashkuar epikën me rrëfimin modern, si dhe për të sintetizuar hulumtimin etno-kulturor me atë socialpolitik. Recepienti shqiptar nuk mund të jetë indifferent kundruall mjeshtrisë së pejsazhit narrativ që autori shtrin gjatë udhëtimit në kohë e hapësirë. Detaji i pavëmendshëm që mund t’i ikë një vëzhguesit të rastit, tek Azgan Haklaj merr statusin e mikrongjarjes, sepse vetëm autorët si ai u japin jetë e gjallëri situatave. I kompozuar si një tërësi me diversitet tematik e stilistik, dhe i organizuar mbi një arkitekturë tekstuale të menduar mirë në 12 kapituj, ky libër sjell para lexuesit imazhin e gjallë të kontrastit në politikë, kulturë, etno-psikologji etj. Është pra ky një arkiv i absorbueshëm jo vetëm për një çast dhe, më shumë se kaq, një kronikë e gjallë që ndërtohet mbi dëshminë dhe vrojtimin analitik.

Për ata që do të kenë rastin të mbledhin thërmija të shpërndara nëpër kohë, do të mund ta bëjnë këtë edhe duke u ‘’shëtitur’’ brenda kopertinave të këtij libri, aty ku historia dhe aktualiteti, politika dhe publicistika, lirika dhe narracioni, ndërthuren brenda një logjike konsistente që autori e projekton dhe e shfaq para lexuesit. Për dallim nga autorët tjerë, të cilët parapëlqejnë të përmbledhin në një libër tekstet autoriale që iu kanë nënshtruar një distance kohore, Azgan Haklaj e tejkalon këtë kriter, duke iu ekspozuar edhe rreziqeve që sjell, jo rrallë, ‘’orëmatësi’’ i valorizimeve historike-kritike. Pikërisht këtu, mbase, qëndron edhe guximi i tij qytetar e intelektual për të shprehur hapur mendimin, i cili jo gjithmonë mund të jetë i pranueshëm për gjithsecilin, por të paktën e ka një vijimësi dhe koherencë morale e njerëzore brenda diskursit botëkuptimor.

Me fjalë të tjera, Haklaj e ruan të palënduar fibrën e mendimit autonom, qoftë atëherë kur qëllon të mbetet në minorancë, por edhe atëherë kur zëri i tij bëhet njësh me vokalin kolektiv të entuziasmit  azemi etnopsikologjik. Pikëvështrimi autorial jo rrallë i tejkalon kallëpet e mendimit momental uniform, dhe kjo ka bërë që Haklaj të ketë jo pak oponencë publike, një dimension Shteti-Komb, Domosdoshmëri Historike ky që i jep këtij autori gjithë vëmendjen për të qenë i ndryshëm në qasje dhe observim.                         Azgan Haklaj edhe me këtë vepër  po dëshmohet se është një polemist/debatues i kultivuar i letrave shqipe, por edhe një erudit që injekton në memorjen tonë jehonën e një kohe dinamike. Lehtësia për të risjellë në vëmendjen e lexuesit një etnogjeografi kaq dinamike flet për mjeshtrinë e vendosjes së memories kombëtare në dy shtylla të gjallimit të pandërprerë ndër shekuj: aftësia ripërtëritëse e ADNsë të shqiptarëve në rrrethana e kontekste të vështira historike dhe indi i fuqishëm i lidhjes së kujtesës me ngjarjet dhe njerëzit e shquar të kombit. Ky process resemantizues i teksturës së Haklajt kalon edhe nëpër një laborator krijues që jo rrallë e huazon nga gurra popullore në forma të rafi nuara lirike, epike e legjendare. Lexuesi e ndjen jehonën e këngëve që vjen e ‘’paketuar’’ me freskinë e aromës së ahishteve të Atdheut dhe timbrin e currilave të kristaltë të Valbonës.

Ata që do ta lexojnë këtë libër, do të mund të gjejnë tek autori një kronist pedant, sidomos atëherë kur ndërlidh algoritmin kohor me galerinë e gjerë të protagonistëve të fushave të ndryshme. I shtrirë në të gjitha skutat e hapësirës shqiptare, materiali i këtij libri do të shërbejë edhe si thjerrë për të afruar më pranë objetivit dimensionin kohor e hapësinor të angazhimeve individuale e kolektive të shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, Luginë të Preshevës, Diasporë e gjetiu.

Haklaj gjithë këtë kontekstualizim problemor të hapësirës etnike shqiptare nuk e bën pa një dioptri shumë të qartë politike-filozofi ke, që në libër na del si një platformë e bashkimit kombëtar. Madje mbi këtë dioptri ai flet gjerë e gjatë që në kapitullin e parë (Shteti – komb, ëndërr nacionale, ideal i kahershëm, domosdoshmëri historike), duke rivendosur disa parametra shumë racional në gjetjen e kapilarëve të bashkimit kombëtar.

Pasioni për të shpërnda vëmendjen e lexuesit në një planimetri më të gjerë hapësinore, ku gjejnë vend emra të përveçëm të politikës e kulturës mbarë etnike, e bën Azgan Haklajn një autori me individualitet panshqiptar, një model ky i munguar në publicistikën shqiptare.

Në librin më të ri ‘’Shteti-Komb Domosdoshmëri Historike”, Azgan Haklaj nuk tregon shenja të përtacisë autoriale, duke lëvizur sipërfaqshëm mbi syprinën e argumentimit, por përkundrazi, ai në eskplikimin tematik e ideor ka një bashkëshoqërim të denjë bibliografik, me autorë e burime relevante, të cilët auori i ka përdorur si rrufepritje ndaj shtërgatave që sjellin kohët.

Autorët, bashkë me veprat e tyre, në varshmëri nga korpusi tematik e strukturor, identifi kojnë përcaktueshmërinë e vlerave. Azgan Haklaj me këtë libër edhe njëherë rikonfirmon frymën civilizuese perëndimore në ligjërimin publik, duke u bërë kështu zë i atyre forcave që duan të afirmojnë botërisht Shteti-Komb, Domosdoshmëri Historike  vertikalen shpirtërore të Shqiptarisë, me një gjuhë të qartë e të pasur.

Edhe për faktin se titulli i këtij libri ngre në vetvete një sensibilitet mjaft të diskutueshëm, do të donim ta përgëzojmë autorin për gatishmërinë publike që për tema të tilla, me ngarkesë edhe gjeopolitike, të diskutoj hapur e me argumente, pa vuajtur nga kompleksi i paragjykimit hapësinor, politik, ideologjik e etnikulturor.

Publicistika e Haklajt, në këtë vepër vjen e sinetizuar dhe e shterruar për nga ana problematizuese dhe e kulluar për nga ana e pastërtisë së diskursit, duke i lënë lexuesit hapësirë të lirë gjykimi pa patur nevojë të ndjehet i vetmuar në pyellin e dendur të argumenteve.

Në lisin gjigant të mendimit publistik shqiptar, edhe ky libër gjithsesi mund të të jetë një degë në të cilën do të mund të varej çdo ngarkesë që sjell logjika e valorizimit dhe rishqyrtimit të paanshëm e objektiv.

Veprat me vlerë hapin debate, kurse ato të tjerat mbyllin mendime. Urojmë që Azgan Haklaj me këtë vepër do t’i jep debatit brendashqiptar një vlerë për të cilën ia vlen të thuhen temat edhe më tabu. Vetëm duke e detabuizuar debatin, mendimi publik shqiptar merr trajtat normale të (kundër)argumentimit.

Në këtë sens duhet parë edhe librin që kemi në dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test