Ju jeni ata që librit i dhatë një qiell!.... - Bota Sot
Ju jeni ata që librit i dhatë një qiell!....

Libra

E martë, 22 maj 2018

Ju jeni ata që librit i dhatë një qiell!....

Nga: Murat Gashi Më: 17 janar 2018 Në ora: 21:16
Foto nga takimi

Me vite në shpirt kisha një derë sekreti, ndërsa në xhep kisha çelësin, por nuk munda ta çilja derën sekrete që më mundonte shumë. E solla shumë herë mbrenda vetes,e ajo u hap në ditën e së hënës, më 15 janar, ku dhe mbahej ORA E MADHE E GJERGJIT, kushtuar 550-vjetorit të SKËNDERBEUT, heroit kombëtar, në Bibliotekën Kombëtare, në Prishtinë.Këtë ditë, në fytyrën time, më preku krenaria e 550-vjetorit të Gjergj Kastrioti - Skenderbeut dhe e dhimbshmja krenare 15 janari, ku në Reçak u masakruan shqiptarët nga golgota serbe.Të dyja këto ishin nyje në shpirtin tim. Tek sa po vazhdojmë luginës së Caralevës m’u kujtua fjala i Wiiliam Wokerit: “Kjo është masakër”.Kjo më lëndoi shumë, por Kosova tash është e lirë, thashë. E ngushëllova veten, ngushëllova gjithë familjet dhe shqiptarët kudo që janë.

Edhe përkundër dhimbjes, çelësi ngadalë nisi të çelte mbamendjen, sepse më ndiqte një gëzim....

Në ditën, kur çelësi do të hapte derën sekrete, me gjithë vullnetin tim tash po bëhet pjesë e botës sime shpirtrore. Autobusi vazhdon udhën. Sytë kishin dashuri dhe kullotën bukurinë e fushave, maleve që shtrihejshin gjerë e gjatë tokës së përgjakur nga lufta me hijenat gjakatare. Dimër është, thashë në vete. Po qëndroj i ulur në karrike në autobus, pranë xhamit të qelqit. Kisha urrejtje ndaj lagështisë...Çelësi vazhdon garën mbrenda shpirtit. Por në zemër kisha një gëzim, pa dyshim. Isha vetëm vizitor, dashnor i fushës, sepse kisha punuar sa vite ? Natyrisht në garë. E solla çelësin e mendjes, tek sa po zbresim te Rrethi në Prishtinë. Aty në mesditë u ngjita ngadalë shkallëve të mermerit që ishin dy kthesa, drejtë katit të dytë, tek po mbahej Ora e Madhe e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut. Salla ku mbahej ora e madhe letrare, ish poshtë, i ngjante një " tuneli romantik " e zbukuruar me dekorime shumëngjyrshe.

Kjo më ngjau sikur një ylber që lind pas shiut, mbushur plot me shkrimtarë, poetë, studentë nga të gjitha trojet shqiptare dhe diaspora. Zemra ime ndjeu kënaqësi, pastaj, ia bëra një tel. mikut, shkrimtarit, poetit mr.Fatmir Halimi. Derisa hodha shikimin, përpara syve më doli miku, shkrimtari, poeti Zymer Mehani. Me mall u përshëndetëm. Nuk vonoi shumë erdhi dhe Fatmiri, drejtor i SHB " PROKULTPRESS ".Të tretë dolëm nga Biblioteka Kombëtare dhe vazhduam rrugën për në selinë e Shtypshkronjës “LENA GRAFIK”, ku u botua libri im poetik  “ZEMRA MË FLET”. Këtu, shpirti dukej se valëvitej si Flamuri mbi kulmin e Shtëpisë Kombëtare, ndërsa i qetë si një anije lëshoi spirancën në atë hapësirën e tij të detit të paskaj. Po pinim kafe.

Po bisedonim ngrohtësisht.Takuam dhe një mik tjetër, prof.i gjuhës frenge - angleze, krijues Naser Beqiri. Kërkoja dhe mikun tjetër, krijuesin Eshref Berisha. Kot që humb shpresën. Atë që don, zemra vetë e gjen si ëndërrën e ditës. U ngritëm dhe hymë në zyrën e Shtypshkronjës" LENA GRAFIK” që ishte pesë metra larg. Aty, në vend të punës takuam drejtorin z. Hajdar Fejzullahu, Fatmir Halimi, drejtor i SHB "PROKULTPRESS", Ramadan Mehmeti drejtor i SHB " ROZAFA ", redaktorin përgjegjës prof.i gjuhës shqipe, shkrimtarin, poetin, Zymer Mehani në SHB " PROKULTPRESS ", Venera Alshiqi, dizajnere në " LENA GRAFIK ", Hysen Berisha, poet, Eshref Berisha, poet, Nuri Berisha dhe unë si Lauerat i SH B " PROKULTPRESS " për vitin 2017.

Këtu në fytyrën time kisha një gëzim mbrendëshmëri, pa dyshim. Si dashnor i fushës dhe i këtij arti, s'munda ta çeli derën nga dryni i kohës prej ndjenjave, që ish mbyllur dera. Çelësi i "arit " që hapi derën e kohës, artit tim poetik, këtë vit që më solli,  i SHB " PROKULTPRESS " Podujevë, me drejtorin mr.i gjuhës shqipe dhe shkrimtar e poet Fatmir Halimi, Zymer Mehani, prof.i gjuhës shqipe, shkrimtar, poet dhe redaktor përgjegjës në SHB " PROKULTPRESS ". Rrugës, sytë e mi që ishin ndeshur me lagështinë e mjegullës së dimrit, në " LENA GRAFIK " u ndesh me aromën e njerëzisë, me shpirtërat intelektuale të artit që do më mbeten në kujtime për jetë e mot. Sepse, këtë aromë nuk e ndjeva që moti në vendin ku jetoj.

Ndeza një cigare.Drita e neonit në zyrën e drejtorit Hajdar Fejzullahu, në shtypshkronjën " LENA GRAFIK " më ra në sy si një eksplodim. Derën e sekretit që kisha, çelësin e arit të SHB "PROKULTPRESS " hapi derën që ish mbyllur prej kohësh. Shikoja të gjithë me kënaqësi dhe thashë: “Ju jeni ata që ma dhatë çelësin e arit dhe më çelët derën sekrete, derën poetike dhe më dhatë emër.Fytyra ka sytë, ballin, kokën, trupin e mbrenda shpirtin e poetëve, shkrimtarëve, gazetarëve, artistëve që kanë dhimbje shpirtërore e intelektuale. Andaj, Zoti ju bekoftë me gjithë të mirat, duke i realizuar ëndërrat që i keni përpara jetës.Shpirti im tek ju e gjeti veten dhe më dhatë nder, më dhatë çelësin e arit që ma çeli derën e sekretit që kish mbyllur shpirtin prej motesh”.

Duke qëndruar sy me sy miqve të mi ua dhurova nga një dhuratë, libër poetik “ZEMRA MË FLET”.Pastaj, bëmë foto dhe u ngrita me kënaqësi, duke më uruar suksese në botime tjera.

Faleminderit shumë.Ju jeni ata që i nxorët nga errësira poezitë ( vargjet e mia ) dhe më botuat librin.Ju jeni ata që letërsisë shqipe ( librit ) i jepni një " qiell " që shkelqen nga shkëlqimi. Kjo ishte për mua një zemër e madhe, kurse juve qielli ju dhashtë lumturi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test